Menduh Thaçi u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në kongresin e 9-të partiak. Në fjalën e tij para delegatëve preku tema të ndryshme, mes të cilave edhe ndarjen e buxhetit, për të cilin tha se ndahet në mënyrë të padrejtë. Thaçi gjithashtu tha se ai de-fakto ka qenë dy herë kryeministër i shiqptarëve, edhe pse nuk pasur funksion publik, duke shtuar se ka dallim të madh kur PDSH ka qenë në pushtet në krahasim kur BDI-në apo VLEN-in. “Ndarja e padrejtë e buxhetit të shtetit që bëhet në Maqedoni është si ai gjarpri i zi nën gur që dëmton…
Author: almakos
Policia ka gjobitur me 5 mln lekë të vjetra një shtetas në Dhërmi, pasi po lundronte me gomone në afërsi të plazhit, duke kaluar perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar sigurinë e plazhistëve. Policia mori njoftim nga pushuesit në Dhërmi për gomonen që po cenonte vijën e sigurisë. Shërbimet policisë kufitare Dhërmi dhe njësia ndetare ndërhynë duke ndaluar mjetin lundrues që po drejtohej nga shtetasi F.D. Gomonia që drejtohej nga ky shtetas u bllokua, ndërkaq F.D. u gjobit me 500 000 lekë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare të DVKM Vlorë kanë intensifikuar…
Sot është përkujtuar e vepra e vëllezërve Kiril dhe Metodi, për të cilët është theksuar se janë ideologë themelues të shkrim-leximit, kulturës dhe zhvillimit shpirtëror të popujve sllavë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vepra e Kirilit dhe Metodit përfaqëson fitoren e dijes mbi errësirën, ndërsa theksoi se arsimi nuk është vetëm transmetimi i informacionit, por krijimi i mendimit kritik, vlerave dhe karakterit. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nevojiten rezultate më të shpejta dhe më efikase për reformimin e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesë. Vendi duhet të mbetet dinjitoz në rrugën e tij…
Me recitimin madhështor të ajeteve nga Kurani Famëlartë nisi zyrtarisht ceremonia e jubileut të 20-vjetorit të klubit ELITA, duke krijuar një atmosferë të veçantë emocioni, respekti dhe krenarie te të pranishmit. Në këtë jubile të rëndësishëm u mblodhën qindra aktivistë, hoxhallarë dhe kontribuues të çështjes fetare e kombëtare nga Maqedonia е Veriut, Kosova dhe Shqipëria, të cilët ndër vite kanë qenë pjesë e pandashme e misionit dhe aktiviteteve të klubit. Para të pranishmëve foli hoxhë Hasan Rexhepi, i cili rikujtoi me emocion sfidat, sakrificat dhe aktivitetet që kanë shënuar rrugëtimin e klubit ELITA përgjatë këtyre 20 viteve në shërbim të…
Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari ka shprehur shqetësim të thellë për tubimin e mbajtur dje në Kumanovë, nga ku thonë se përmes thirrjeve provokuese “Rroftë Serbia” dhe “Kosova është e jona”, me flamuj serbë dhe mesazhe të hapura mbështetëse për politikat e Aleksandar Vuçiqit, u cënua ndjeshmëria politike, historike dhe kombëtare e shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët “Shqetësues ishte fjalimi dhe prezenca e Maksim Dimitrievskit i cili vazhdimisht ka dëshmuar qasje të njëanshme dhe dallime drastike në baza etnike përmes shpërndarjes selektive të projekteve dhe investimeve. Ndërsa mbrëmë, me praninë dhe mbështetjen publike ndaj Vuçiçit, vetëm sa e…
Maqedonia e Veriut po përgatitet të bëhet lider në rajon përmes përmbushjes së plotë të obligimeve për heqjen e tarifave shtesë të roamingut në Bashkimin Evropian. Këtë reformë të rëndësishme për qytetarët e paralajmëroi ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski, i cili theksoi se në të ardhmen qytetarët do të mund të flasin, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internet në vendet anëtare të BE-së me të njëjtat çmime si në vendin e tyre. Qëllimi kryesor i institucioneve vendore është që modeli tashmë funksional ballkanik i roamingut të zbatohet edhe në territorin evropian. Procesi tashmë ndodhet në një fazë të…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Adnan Galica, i dyshuar si shkaktari i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të plagosur një baba me dy fëmijët e tij të mitur. Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke argumentuar se 36-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë skizofreninë dhe epilepsinë. Sipas mbrojtjes, Galica ka pasoja të rënda shëndetësore nga një aksident i ndodhur kur ishte 18 vjeç, pas të cilit kishte qëndruar për një periudhë në koma. Avokati…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se nuk ka pengesë që edhe komunitetet të kenë të drejtën të përparojnë dhe të përdorin gjuhën e tyre, brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore. Më tej Mickoski shtoi se arsimi është çelësi i zhvillimit dhe se vendimet në këtë drejtim duhet të tejkalojnë interesat politike dhe të shmangin “grackat nacionaliste”, duke paralajmëruar se së shpejti mund të arrihet një zgjidhje që të jetë e pranueshme për të gjithë. “Sado që të na tërheqin temat ditore, është e rëndësishme që të përkushtohemi…
Nga BDI, sot sërish në një komunikatë për media, kanë kërkuar përgjigje për pasurin e drejtorit të NOMAGAS, Nedim Rama, duke parashtruar pyetje se si ai ka arritur deri tek kapitali që posedon. Më poshtë edhe komunikata e plotë: Derisa opinioni ende pret përgjigje se si drejtori i NOMAGAS, Nedim Rama, nga biznesi rent-a-car arriti deri te apartamentet luksoze në Mavrovë, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë pronë në KSHPK, sot hapim edhe një pyetje tjetër të rëndësishme – rrjetin mediatiko-biznesor që qëndron pas promovimit dhe mbrojtjes së këtij kapitali. Të rikujtojmë se, sipas dokumenteve publike dhe fletëve pronësore, Nedim…
Policia e Lushnjës ka arrestuar personin e dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në qytet, ngjarje që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Në pranga është vënë shtetasi Klodian Çina, 48 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim policor. Nga hetimet rezulton se 48-vjeçari dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 19 maj 2026 i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë dhe më pas është larguar drejt Durrësit për t’u fshehur. Policia dyshon gjithashtu se ai është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në Lushnjë, të cilën…
Një alpinist i lënduar u shpëtua me sukses sot në malin Korab, pasi u mor një raport përmes Numrit të Emergjencës 112 se ai nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të një dëmtimi, njoftoi Qendra e Menaxhimit me Kriza. Siç raportoi QMK, menjëherë pas marrjes së raportit, Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave e Tetovës filloi koordinimin me Departamentin Rajonal të Policisë së Tetovës, Stacionin e Policisë së Mavrovës dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës, me qëllim ndërhyrjen e shpejtë në terren. Rojtarët e Parkut Kombëtar arritën të gjenin alpinistin e lënduar, i cili ishte në gjendje të qëndrueshme.…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen e një 17-vjeçari në Tiranë nga shoku i tij. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kur ndodhi ngjarja katër të rinj ndodheshin në banesën e 19 vjeçarit Rigers Sylaj, autorit të plagosjes aksidentale. Mësohet se ata ishin duke konsumuar alkool dhe në një moment 19 vjeçari Sylaj ka marrë pistoletën për t’ja treguar shokëve dhe dyshohet se pa e ditur që në të kishte fishekë ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17 vjeçar. Ky i fundit mori një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje…

