Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari ka shprehur shqetësim të thellë për tubimin e mbajtur dje në Kumanovë, nga ku thonë se përmes thirrjeve provokuese “Rroftë Serbia” dhe “Kosova është e jona”, me flamuj serbë dhe mesazhe të hapura mbështetëse për politikat e Aleksandar Vuçiqit, u cënua ndjeshmëria politike, historike dhe kombëtare e shqiptarëve.
Aleanca për Shqiptarët
“Shqetësues ishte fjalimi dhe prezenca e Maksim Dimitrievskit i cili vazhdimisht ka dëshmuar qasje të njëanshme dhe dallime drastike në baza etnike përmes shpërndarjes selektive të projekteve dhe investimeve. Ndërsa mbrëmë, me praninë dhe mbështetjen publike ndaj Vuçiçit, vetëm sa e thelloi këtë perceptim te qytetarët”.
Në frymën e reagimit të ASH-së ishte edhe reagimi i BDI-së. Ish-partia shqiptare në pushtet i kanë cilësuar shqetësuese pamjet në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, të shoqëruara me thirrje kundër Kosovës. Sipas BDI-së këto zhvillime vijnë vetëm pak kohë pasi në debatet evropiane u ngritën shqetësime serioze se Maqedonia e Veriut po rrëshqet nën ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “bota serbe”. Ndërsa pyetja e tyre ishte: ku janë VLEN-i?
Për këtë reagim pati nga partia në pushtet VLEN. Nga ku ata thonë se VLEN është aty ku BDI nuk ishte kurrë, dhe se sa më shumë që BDI përpiqet të flasë për ndikim serb, aq më shumë i dalin përpara gjurmët e veta.
Partia VLEN
“Kush është Vlladimir Stajiq për Bujar Osmanin? Pse, në kohën kur Bujar Osmani krekosej me kryesimin e OSBE-së, Stajiqi ishte në pritje zyrtare si konsull i nderit i Serbisë në Maqedoninë e Veriut? Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën. Sa herë që BDI pyet ku është VLEN-i, përgjigjen do ta marrë prerë. VLEN është aty ku BDI nuk ishte kurrë, kundër çdo ndikimi serb, kundër çdo projekti që dëmton Kosovën dhe kundër çdo përpjekjeje për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga rruga euroatlantike”.
Nga VLEN thonë se atyre zhurma nuk u kryen punë. Ndaj le të dalin dhe të përgjigjen për Stajiqin, për fotografitë e për allashverishet që po u dalin në shesh. Anida Murati /SHENJA/

