Author: almakos

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja dënoi sjelljen e administratës dhe pushtetit ndaj bizneseve dhe veçanërisht rasti i bllokimit të padrejtë të “Birra Korça”. Në një intervistë me lidhje direkte në studion e “News24” ai nënvizoi se biznesi jo nuk mbështetet, por shihet si ‘lopë për t’u mjelë’ dhe sipërmarrësit goditen duke mos pasur aspak ndjeshmëri për aktivitetin, financimet por edhe punonjësit që preken nga këto masa ekstreme dhe të padrejta. Gjatë intervistës, ai u shpreh se ndaj biznesit gjithmonë është treguar një politikë joinkurajuese, ndërsa shtoi se bizneset nuk mbështeten dhe sipërmarrësit goditen “Ka një sjellje të administratë ndaj biznesit…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese kthen në Gjykatën e Lartë çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe i kërkon rishqyrtimin e kërkesës. Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë që ta rishqyrtojë çështjen ku Veliaj kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg. Veliaj kërkoi ndryshimin e masës dhe kjo u rrëzua më herët, teksa iu drejtua Kushtetueses për zgjidhje ligjore. Kjo e fundit pasi ka ndëmarrë shqyrtimin ka vendosur rigjykimin e kërkesës për ndryshim mase. Vendimi është marrë 5 me 3 në favor të Veliajt. Vendimi i bazuar në praktikën e Kolegjeve të Bashkuara dhe në oopinionin e Komisionit të Venecias

Lexo më Shumë

Tregjet e shitjes së kurbanëve nuk janë mbushur veç me kurbana, por janë mbushur edhe me qytetarë që, pavarësisht sfidave ekonomike dhe rritjes së çmimeve, vazhdojnë ta ruajnë me përkushtim këtë traditë fetare. MEVLUDIN IMERI –GAZETAR Në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, interesimi për blerjen e kurbanëve nga ana e qytetarëve është rritur, e kjo vërehet në pikat e shitjes së kurbanëve. Çmimi i kurbanëve, varion nga lloji dhe madhësia e kafshës që qytetarët e duan. Por, se ka dallime në çmime nga viti i kaluar, e pranojnë edhe vet shitësit. Edhe qytetarët e konfirmojnë ndryshimin e çmimeve nga…

Lexo më Shumë

Ditë e re dhe akuza të reja ndërmjet partive politike. Secila parti kritikon tjetrën, kërkojnë llogari e fajësi. VMRO e akuzon kryetarin e LSDM-së se është bashkëpunëtor i autoriteteve bullgare. Valentin Manasievski, VMRO “Filipçe është bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Bullgarisë në Maqedoni, nëpërmjet misioneve bullgare të Ministres Petrova Çamova. I dërguari special bullgar në Maqedoni, Venko Filipçe, është i vetmi që kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë pa garanci se ky është hapi i fundit drejt anëtarësimit në BE”. Nga VLEN ankohen se rasti i Artan Grubit po zvarritet dhe ai ende nuk po përballet me epilog institucional. Partia në…

Lexo më Shumë

Rasti i djeshëm në Haraçinë i cili bëri bujë në opnion, ku policia ka shtënë me armë zjarri, pasi të njëjtët kanë tentuar ta ndalojnë një kamion, i cili ishte i ngarkuar me dru, sot nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me sqarim rreth ngjarjes. Sipas MPB-së, policia gjatë ditës së djeshme ka shtënë me armë në formë paralajmëruese gjatë ndjekjes së një personi të dyshuar për kontrabandë me dru. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më 24.05.2026 rreth orës 12:00, në hyrje të fshatit Haraçinë, në rajonin e Shkupit, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim një…

Lexo më Shumë

Analisti Mentor Kikia e ka cilësuar një lajm negativ bllokimin e llogarive bankare të kompanisë Birra Korça, duke theksuar ndikimin që një situatë e tillë ka te biznesi, punonjësit dhe klima e investimeve në vend. I ftuar në News24, Kikia deklaroi se “Birra Korça” është një nga bizneset më të vjetra dhe më të rregullta në pagesën e taksave në Shqipëri, ndërsa kontribuon ndjeshëm në të ardhurat doganore në juglindje të vendit. Sipas tij, çdo goditje ndaj një biznesi të këtij niveli prek drejtpërdrejt qindra familje që varen nga vendet e punës që ofron kompania, por edhe të ardhurat që…

Lexo më Shumë

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar orën e faljes së namazit të Kurban Bajramit, i cili festohet të mërkurën, më 27 maj 2026. Manifestimi qendror i Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, ku besimtarët myslimanë do të kenë mundësinë të ndjekin programin fetar të organizuar me rastin e kësaj feste të madhe. Falja e namazit të sabahut do të bëhet në ora 04:29, lindja e diellit është paraparë në ora 04:59, ndërsa falja e namazit të Bajramit do të zhvillohet në ora 05:45. Me këtë rast, Bashkësia Fetare Islame u ka uruar…

Lexo më Shumë

Një aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel në Elbasan, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar. [embedded content]I mituri u përplas për vdekje nga një automjet që drejohej nga 61-vjeçari, Petri Bozo, në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle. Siç bëhet me dije shkolla ka qenë pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd. Fëmija ka qenë me të ëmën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal. Sakaq, 61-vjeçari është shoqëruar në Komisariat. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në qeli ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. GJKKO rrëzoi kërkesën e ish ministrit për zëvendësim të masës së sigurisë për çështjen e SASPAC. Ish ministri Beqaj ndodhet nën masën e sigurimit arrest në burg që prej korrikut të vitit 2024, kur u arrestua në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAK, lidhur me dyshimet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian. Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi (tre në rajonin e Prilepit dhe nga një në Zhelinë, në Gostivar, në rajonin e Kërçovës, në Kumanovë, në Shkup dhe në Dellçevë), dy kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit (Gjevgjeli dhe Shkup) dhe tre me ndalim aktiv për drejtim automjeti (Kërçovë, Kumanovë dhe Veles). Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion…

Lexo më Shumë

Nga LSDM sot akuzojnë kryeministrn Hristijan Mickoskin se ka gënjyer qytetarët për ekonominë e vnedit Nga atje thonë se qytetarët e dinë mirë se kur Mickoski u gjunjëzua dhe iu lut për pushtet, ai premtoi të kthente emrin, të ndryshonte tryezën e negociatave dhe të shfuqizonte Marrëveshjen e Prespës. “Patriotizmi i tij i rremë e ka lënë në baltë, gjysma e qeverisë së tij ka pasaporta bullgare. Dhe çfarë premtoi Hristijan Mickoski për ekonominë? Ai premtoi se “do të jetë shumë më mirë”, premtoi një standard më të mirë, paga më të larta, një jetë më të mirë. Dhe gënjeu…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast mashtrimi përmes Postës Shqiptare, me qëllim vjedhjen e qytetarëve, pas të cilës qëndronin dy shtetas të huaj. Në pranga u vu një 22 vjeçar francez, ndërsa në kërkim u shpall një 53-vjeçar nga Gjermania. Sipas policisë, këta persona kishin krijuar një faqe të rreme të Postës Shqiptare dhe duke dërguar linqe mashtruese synonin t’u merrnin të dhënat personale e bankare qytetarëve shqiptarë. Policia sekuestroi  celularë, karta SIM, karta bankare, dokumente të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari kriminale. “Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetas të huaj…

Lexo më Shumë