Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do të nisin të përdorin sistemin POS/POI për pagesat, bileta e autobusit për qytetarët nuk do të kushtojë 40 lekë sa është aktualisht çmimi, por do të kushtojë 30 lekë më shumë. Nëse qytetari zgjedh që biletën e autobusit të mos e paguajë cash, por me kartë bankare, nëpërmjet sistem POS, çmimi i paguar nga ai do të jetë 75% më shumë apo në vlerë 30 lekë më tepër. Sipas njoftimeve të Tatimeve, brenda 30 majit të gjitha bizneset, që kryejnë shitje me para në dorë, përfshirë edhe sektorin e transportit janë…
Author: almakos
Lexoje këtu të plotë Gazetën Panorama SHKELJA FLAGRANTE E LIGJIT/ Kompania “FI GROUP” denoncon publikisht drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala, për ndërhyrje të paligjshme në kontrollin tatimor, ushtruar pranë shoqërisë, duke e cilësuar procesin si arbitrar dhe në shkelje të hapur të ligjit. Shkelja lidhet me mosnjohjen si shpenzim të zbritshëm të vlerës së një pasurie të paluajtshme të blerë në 2022 dhe të shitur në 2023, konkretisht ish-hotel “Turizmi i Vjetër” në Pogradec, blerë me kontrata të rregullta noteriale. Letër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave, institucioneve…
Edhe Shkupi do të jetë pjesë aktive e zgjedhjeve parlamentare që mbahen në Kosovë më 7 qershor. Në Shkup sot u hap shtabi i Lëvizjes Vetëvendosje. Nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca tha se është i bindur se populli do të dalë dhe shpreh vullnetin e tij për ta vazhduar rrugën që zgjodhi në vitin 2020. GLAUK KONJUFCA, NËNKRYETAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE “Tradicionalisht popullata jonë që kemi në Maqedoninë e Veriut, nëse i numëroni lidhjet familjare, jetën tonë shoqërore të përbashkët, sa prej gjeneratave para meje kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe kanë banuar atje, madje janë martuar dhe i…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se VLEN është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare kurdo që ato të mbahen. “Çdoherë, kur të vendoset që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por ajo që dëshiroj të theksoj se duhet që në vitin 2026/2027 të fokusohemi në realizimin e projekteve të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët sepse përndryshe, shpallja e zgjedhjeve, procedura të cilat janë të nevojshme prej themelimit të qeverisë së përkohshme teknike, shumë mirë e dinë stagnon gjithçka në realizimin e projekteve por nëse vendoset të ketë…
Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit në Sarandë dhe Ksamil, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Sarandës për ndërtimet pa leje. Sipas informacioneve paraprake, Prokuroria ka lëshuar mbi dhjetëra urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë lokalë, si edhe biznesmenë e ndërtues që dyshohet se kanë pasur lidhje me aktivitetin e paligjshëm në zonat bregdetare. Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës, ndërsa kontrollet janë shtrirë në disa banesa dhe ambiente biznesi. Mësohet se janë ekzekutuar vetëm dy urdhër-arreste. Në…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” tha se po punohet për harmonizimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit me standardet e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se vendi është në proces të vazhdueshëm përafrimi me direktivat e BE-së në fushën e mjedisit dhe se masat që po ndërmerren kanë për qëllim përmbushjen e këtyre standardeve. “Jemi në vazhdimësi në harmonizim me legjislaturën evropiane, pra me direktivën e Bashkimit Europian për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe në vazhdimësi marrim masat që janë në pajtueshmëri me standardet evropiane. Pikërisht edhe ata që e theksova më…
Të dhëna të reja po dalin në dritë në lidhje me hetimin e policisë greke për incidentin e rëndë me të shtëna armësh që ndodhi në zonën e Mikrolimanos në Pire dhe ku përfshihej 42-vjeçari me origjinë shqiptare, i njohur si “Titi”, Alesio Xhelo, me një të kaluar të rëndë kriminale dhe i shumëkërkuar në të dy vendet. Sipas burimeve policore, oficerët grekë kanë vazhduar me identifikimin e personit të dytë që shoqëronte 42-vjeçarin, pak para përplasjes me oficerët e policisë të Njësisë së Hetimit të Zhvatjes. Nga hetimi rezulton se ai është një artist i njohur shqiptar nga skena…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se ministria po vazhdon realizimin e projekteve të nisura nga ish-ministri Izet Mexhiti, duke theksuar se një pjesë e madhe e tyre tashmë janë në fazë implementimi. Hoxha u shpreh se është i kënaqur që projektet po realizohen në komunat shqiptare, duke vlerësuar se një qasje e tillë ka munguar në të kaluarën. Sipas tij, prioritetet kryesore gjatë mandatit të tij mbeten menaxhimi i mbeturinave, lufta kundër ndotjes dhe menaxhimi i ujërave. “Shumë projekte që i ka filluar si ministër z. Mexhiti po vazhdojnë edhe…
Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B., i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”. 73-vjeçari ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021, me masë mjekimi të detyruar. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas në QSUT për trajtim më të specializuar. Sipas informacionit paraprak mjekësor,…
Më 28 maj do të nisë gjykimi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Prokuroria thotë se në shtëpinë e prindërve të tij janë gjetur 350 mijë euro të fshehura në një vend të posaçëm në mur. Gjykimi do të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit, me gjyqtare Biljana Kocevska dhe prokurore Iskra Haxhivasilevska. Ristov i ka mohuar akuzat, duke thënë se paratë ishin të prindërve të tij, por Prokuroria pretendon se ka prova që e lidhin atë me to. Rasti lidhet edhe me një skandal korrupsioni, ku Lupço Pecov kishte…
Policia ka arrestuar 14 shoferë gjatë 24 orëve të fundit në territorin e gjithë vendit për shkelje të rënda në komunikacion. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëntë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tre të tjerë kanë vozitur pavarësisht masës aktive të ndalimit për drejtim automjeti. Nga MPB bëjnë të ditur se tre rastet për drejtim pa leje janë regjistruar në Prilep, ndërsa nga një rast është evidentuar në Zhelinë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë. Dy shoferë janë arrestuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit në…
Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar në skaner, është dhënë sinjali për prani të një objekti metalik. Gruaja ka tentuar për t’u larguar nga skaneri për t’ju drejtuar një dalje, por është ndaluar nga siguria e gjykatës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do vinte vetë në makinë por mos ta preknin pasi nuk e lejonte besimi (mbante dhe shami, besimtare myslimane), pasi ishin të gjithë efektivë meshkuj. Nuk dihet arsyeja…

