Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B., i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”.
73-vjeçari ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021, me masë mjekimi të detyruar. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas në QSUT për trajtim më të specializuar.
Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.
Njoftimi: Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së.
Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar.
Pas shfaqjes së një gjendjeje të rënduar shëndetësore, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.
Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton “arrest kardiak”.
Rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.
Shprehim ngushëllimet për familjarët e të ndjerit.


