Tregjet e shitjes së kurbanëve nuk janë mbushur veç me kurbana, por janë mbushur edhe me qytetarë që, pavarësisht sfidave ekonomike dhe rritjes së çmimeve, vazhdojnë ta ruajnë me përkushtim këtë traditë fetare.
MEVLUDIN IMERI –GAZETAR
Në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, interesimi për blerjen e kurbanëve nga ana e qytetarëve është rritur, e kjo vërehet në pikat e shitjes së kurbanëve. Çmimi i kurbanëve, varion nga lloji dhe madhësia e kafshës që qytetarët e duan. Por, se ka dallime në çmime nga viti i kaluar, e pranojnë edhe vet shitësit.
Edhe qytetarët e konfirmojnë ndryshimin e çmimeve nga viti në vit, por thonë se Kurban Bajrami mbetet një obligim shpirtëror dhe një traditë që nuk mungon në familjet e tyre.
BLERËS
E pam që morët kurban? A prisni për çdo vit kurban Po presim për çdo vit, këtë vit do të prisni dele? Po kismet. A e vëreni dallimin në çmime, po ka dallim, lëviz çmimi për çdo vit.
Shitësit shprehen të kënaqur nga interesimi i qytetarëve por e pranojnë edhe faktin se çmimet kanë ndryshuar për dallim nga viti i kaluar.
SHITËS
A ka interesim? Po, ka interesim, ai që e ka menden me ble, vjen nuk bën shumë pauar e merr shkon, Allahu ishalla ja ban kabull. Çmimi ka pak dallim, po malli i mirë gjithmonë vlerësohet. Fillojnë nga 250, 300, 350, ka edhe 200, po simbas mallit edhe pazari.
Për shumë besimtarë, prerja e kurbanit nuk është vetëm një rit fetar, por edhe simbol i solidaritetit, sakrificës dhe ndihmës për familjet në nevojë. Ndërsa festa afrohet, atmosfera festive dhe përgatitjet për kremtim tashmë ndihen në çdo treg të shitjes së kurbanëve.
Mevludin Imeri /SHENJA/

