Komuna e Çairit ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm urban për vitin 2026. Në komunikatën e Komunës thekohet se Çairi bëhet e vetmja komunë nga komunat urbane të Qytetit të Shkupit që ka përfituar mbështetje në kuadër të kësaj thirrjeje.
Mjetet e miratuara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që synon avancimin e higjienës publike dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale sipas standardeve bashkëkohore ekologjike.
“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të menaxhimit të mbeturinave dhe krijimit të një ambienti më të pastër dhe më funksional për qytetarët”, thekohet në njoftim. /SHENJA/

