Më 20 maj 2026, në ora 17:30, në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se tre ditë më herët, rreth orës 02:00, në një banesë në komunën e Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj B.I. (29) nga Shkupi. Një tjetër rast është raportuar më 21 maj në Prilep, ku një grua ka denoncuar se në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj A.M. nga Prilepi. Po të njëjtën ditë, në ora 12:40, policia e Tetovës ka arrestuar K.B. (36) nga Tetova, pasi sipas denoncimit paraprak kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare…
Author: almakos
Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e një zjarri të fuqishëm në zonën e fshatit Panajasë, në qarkun Vlorë. Sipas raportimeve, flakët po djegin bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa zjarri po përparon me shpejtësi në drejtim të kodrave dhe sipërfaqeve me ullishte, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën. Burime nga terreni bëjnë me dije se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për t’u aksesuar. Ekipet po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit me mjete rrethanore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë,…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, gjatë një takimi me homologen e tij bullgare Velislava Petrova, ka theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen bilaterale mes dy vendeve, e cila vazhdon të pengojë procesin e hapjes së negociatave të Bashkimi Evropian me Maqedonia e Veriut. Takimi u zhvillua në margjinat e ministerialit të NATO në Helsingborg, ndërsa sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski ka riafirmuar qëndrimet e Qeverisë lidhur me kontestin me Bullgaria. Ai ka nënvizuar se temat që kanë të bëjnë…
Gazetarja Anduena Llabani deklaroi se kandidati i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, është informuar për Shqipërinë dhe rajonin nga agjentë të CIA-s dhe DEA-s që kanë qëndruar për gjashtë muaj në vendin tonë. Sipas saj, agjentët amerikanë kanë mbledhur informacione të detajuara nga ministritë, Shërbimi Informativ dhe institucione të tjera shqiptare. E ftuar në “News24”, Llabani komentoi fjalimin e Wendt në Senatin amerikan, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të tërhiqet nga mbështetja për Reformën në Drejtësi dhe SPAK-un. Ajo tha se një nga mesazhet më të forta të fjalimit ishte vlerësimi i SPAK si…
Pjesë të mëdha të Evropës po përgatiten për temperatura shumë të larta këtë fundjavë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme në pranverë po bëhet “normalja e re”. Në Spanjë, shërbimi meteorologjik AMET paralajmëron se gadishulli Iberik do të përjetojë temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, me deri në 38°C në disa lugina si Guadiana dhe Guadalquivir. Edhe gjatë natës priten temperatura të larta që nuk zbresin nën 20°C, të cilat quhen “net tropikale”. Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat mund të arrijnë deri në 33°C, duke thyer rekorde për muajin maj, sidomos në jug të Anglisë dhe Midlands. Parashikohet…
Pas pesë muajsh pezullim, regjimi i posaçëm “41 Biss” është rihapur në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, duke rikthyer kështu masat ekstreme të sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje të forta me grupet kriminale. Burime për gazetarin Fatmir Popja bëjnë me dije se personi i parë që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë dhe që tronditi opinionin publik. Sipas hetimeve, Nuzi dyshohet se ka kryer ekzekutimin…
“Këtu është vendi i kobshëm ku mbrëmë afër mesnatës humbën jetën 4 persona, pasi një kamion të cilin e drejtonte një shofer i shtyrë në moshë e goditi bankinën mbrojtëse dhe kaloi në korsinë e kundër të rrugës dhe përplasi veturën BMË në të cilën ishin 4 pasagjerë. Nga goditjet e fuqishme automjetet morën flakë dhe vetura u dogj krejtësisht. Kjo rrugë mbrëmë për orë të tëra ishte bllokuar, ndërsa tani komunikacioni po lëviz me tempo të ngadaltë”. I vetmi person që ka mbetur gjallë nga ky aksident është shoferi i kamionit 76 vjeçari me iniciale B.B. Pas dokumentimit të…
Momente paniku në parlamentin grek, teksa zëvendësministrja greke e Shëndetësisë, Irene Agapidaki, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në sallë. Sipas mediave greke, Agapidaki është ndjerë keq dhe ka pasur vështirësi në frymëmarrje, ndërsa mjekët kanë konstatuar edhe nivel të ulët oksigjeni. Ajo është transportuar menjëherë në infermierinë e Parlamentit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, një ambulancë e EKAB e ka dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për arsye paraprake sigurie. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë detajet rreth ekzekutimit të shtesave financiare për kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Sipas Muratit, për pensionistët dhe fëmijët, paratë do të dalin në xhirollogari qysh në fillim të javës së ardhshme, duke u siguruar që mjetet t’i pranojnë para festës së Bajramit. Gjatë shpjegimit të planit të shpërndarjes, ministri në detyrë bëri të ditur se procesi do të jetë i ndarë në dy faza: Pensionistët dhe fëmijët, sipas tij ekzekutimi i shtesave do të bëhet direkt me fillim të javës së ardhshme. “Po synojmë që ekzekutimin me bë…
“Pas kaq shumë viktimash, vrasjesh, dhunës dhe kolapsit të plotë të sistemit të sigurisë, lind një pyetje: çfarë tjetër duhet të ndodhë që Pançe Toshkovski të marrë përgjegjësi morale dhe të japë dorëheqjen? Kështu pyesin nge LSDM-ja opozitare, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje të ministrit të punëve të Brendshme Pançe Toshkovskit. Kaja Shukova, LSDM “Se nuk ka moral, se nuk ka sistem-qytetarët këtë ka kohë që e dijnë. Por, viktimat po bëhen shumë. Shumë jetë njerëzore janë humbur, shumë familje janë shkatërruar, shumë tragjedi janë konfirmim se Ministria e Brendshme nuk po funksionon, as si parandalim dhe as si…
Një 25-vjeçare nga Shkupi është përpjekur të fusë drogë në burgun e Idrizovës gjatë një vizite te bashkëshorti i saj. Drogën e llojit kokainë dhe marihuanë ajo I kishte fshehur në dy tablla me vezë. Prokuroria Themelore Publike e Shkupit informoi se ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 25-vjeçareje të dyshuar për – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal. PROKURORIA “Më 20 maj ajo është përpjekur të fusë në mënyrë të paautorizuar drogë narkotike – marihuanë dhe kokainë në Burgun e Idrizovës…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë për të përfituar mbështetjen prej 100 eurosh nga Qeveria Kurti. Sipas tij, pensionistët dhe fëmijët do t’i marrin mjetet financiare automatikisht gjatë javës së ardhshme, ndërsa për kategoritë tjera aplikimi është i detyrueshëm. Murati ka sqaruar se aplikimi do të bëhet përmes platformës E-Kosova, ku qytetarët duhet të plotësojnë të dhënat e nevojshme për verifikim. Qeveria pritet që në ditët në vazhdim të publikojë edhe udhëzimet e detajuara për procedurat e aplikimit dhe afatet për përfitim.

