Author: almakos

Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha. Në vendim thuhet se pezullimi do të jetë deri në përfundimin e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  Sipas dokumentit zyrtar, pezullimi lidhet me faktin se dekania ka shprehur interes për t’u përzgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në vendimin e rektorit thuhet se gjatë kësaj periudhe, drejtimi i Fakultetit të Drejtësisë do të bëhet nga Skënder Kaçupi, i cili do të ushtrojë të gjitha funksionet…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Bujar Ahmetit në protestën e studentëve shqiptarë që kërkojnë mundësinë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. VLEN thekson se Bujar Ahmeti ka qenë zëvendës-anëtar në komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës, proces i cili aktualisht zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas tyre, pjesëmarrja e tij në protestë ngre dilema mbi përgjegjësinë institucionale dhe politike për moszgjidhjen e kësaj çështjeje ndër vite. Reagimi i plotë i VLEN: Sot, ironia politike arrin kulmin. Bujar Ahmeti, nipi i Ali Ahmeti, i cili ka qenë zëvendës-anëtar në komisionin për dhënien e provimit të…

Lexo më Shumë

Riste Velkov, bariton dhe solist i parë i Opera dhe Baleti Kombëtar, është një nga katër personat që humbën jetën mbrëmë në një aksident të rëndë trafiku në unazën e Shkupit. Në aksident humbi jetën edhe djali i tij 20-vjeçar. Në rrjetet sociale, kolegët e Velkovit po i japin lamtumirën dhe po shprehin ngushëllime për familjen e tij. Në biografinë e publikuar në faqen zyrtare të Operës dhe Baletit Kombëtar thuhet se Velkov ishte një nga baritonët më të njohur dhe një nga solistët operistikë më karizmatikë. Si solist i njohur dhe protagonist i Operës dhe Baletit Maqedonas, ai interpretonte…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një vajzë vetëm 2-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas aksidentalisht nga makina që drejtohej nga babai i saj në oborrin e banesës. Tragjedia ndodhi mëngjesin e sotëm në Bollengo, pranë Ivreas në Torino. Vogëlushja, Elodie Kullafi, dyshohet se i ka shpëtuar për një moment vëmendjes së nënës, ndërsa babai i saj, 29-vjeçari Intrit Kullafi, po lëvizte makinën mbrapsht në oborr për ta dërguar të bijën në çerdhe. Përplasja rezultoi fatale për të miturën. Prindërit e dërguan menjëherë drejt spitalit në Ivrea, por fatkeqësisht 2-vjeçarja mbërriti pa shenja jete.…

Lexo më Shumë

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje tejet të rëndë që ka ndodhur paraditen e 21 majit në Prishtinë, ku një vajzë 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj. Rasti është raportuar rreth orës 11:45 në rrugën “Evlija Çelebiu”. Sinjali merr vesh se viktima është Blearta Berisha e cila është gjetur e pajetë në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj. Sipas ekzaminimit fillestar, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rrethanat e sakta të…

Lexo më Shumë

Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në rrugën anësore të Shkupit, ku u përfshinë një kamion dhe një automjet pasagjerësh, konfirmoi Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, aksidenti u raportua mbrëmë në orën 23:00. Tragjedia ndodhi në segmentin midis mbikalimit pranë Vizbegut dhe kryqëzimit Mirkovcë, raporton SHENJA. Shoferi B.B. (76) nga Kosova, duke drejtuar një kamion MAN me gjysmërimorkio me targa të Kosovës, humbi kontrollin e automjetit, theu gardhin mbrojtës metalik dhe kaloi në korsinë e kundërt të autostradës. Atje ai u përplas ballë për ballë me një BMW me…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër personave ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raporton Alsat. Sipas informacioneve një automjet BMW është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Nga përplasja e fortë automjeti është përfshirë nga flakët, çka ka bërë që 4 personat të digjen brenda në mjet. Autoritetet zyrtare ende nuk po japin informacione mbi identitetin e viktimave, ndërsa ekipet e mjekësisë ligjore dhe prokuroria po analizojnë çdo detaj nga vendi i ngjarjes. Referuar burimeve, mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se nga ajo që është konstatuar deri tani në terren,…

Lexo më Shumë

Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024 që përfaqëson shkallën bruto të migrimit neto, duke dëshmuar që vendi po kalon një tkurrje të pashembullt në kohë paqeje. Kjo shifër do të thotë se vetëm brenda vitit 2024, Shqipëria ka humbur rreth 29,000 banorë si pasojë e emigrimit. Krahasimi me Bashkimin Europian është tronditës. Mesatarja e BE-së për këtë tregues lëviz në shifra pozitive, rreth +5.2 për 1,000…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik me pasoja vdekjeprurëse ka ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku siç raportohet katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture dhe një kamioni. Sipas informacioneve të para, pas goditjes së fortë vetura është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. MARKETING

Lexo më Shumë

I pari i LDK-së dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku është zotuar se me të në krye të Qeverisë, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës. Pos këtij zotimi, Abdixhiku u zotua edhe për 2 gjëra të tjera në fushën e energjisë. “Nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës, kompensim i dëmeve për paratë e vjedhura të qytetarëve nga matjet e gabuara me njehsorët dhe ndërtim të kapaciteteve energjetike, gaz amerikan”, tha Abdixhiku në Pressing të T7.

Lexo më Shumë

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se Haderi është goditur me sende të forta dhe qytë pistolete në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme, Sipas informacioneve të para, drejtori i AKU-së po ecte në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar papritur dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. Dyshohet se…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimet e mëparshme ndaj Ardian Hajdari, i cili ishte dënuar për mosdeklarim pasurie. Ish-gjyqtari i vettingut kishte paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të dënimit. Sipas dispozitivit, trupa gjykuese me relator gjyqtarin Gent Shala vendosi prishjen e vendimeve të mëparshme dhe pushimin e gjykimit të çështjes, pa e kthyer atë për rishqyrtim në gjykatat më të ulëta.

Lexo më Shumë