Author: almakos

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetaji, në emisionin Debat në Shenja, i pyetur për të dhënë vlerësim për gjendjen e arsimit të lartë në RMV, tha se jo vetëm tek ne por edhe në botë, është duke pësuar një ndryshim, ku nga një edukim i bazuar në fakte në një edukim të bazuar në shkathtësi dhe përafrim me tregun e punës. “Edhe ne si UNT për këtë shkak kemi bërë shumë lëvizje në këtë sferë, kemi bërë seminare për rritjen e kapaciteteve ku me ndihmën e SHBA-së, kemi angazhuar shumë profesorë nga vende të ndryshme të SHBA-së, ish fitues…

Lexo më Shumë

Gjatë dekadës së fundit, koncensionet dhe partneritetet publike-private janë kthyer në një formë instrument inga qeveria shqiptare për realizimin e projekteve me financim të madh infrastrukturor dhe shërbimesh publike. Disa nga këto forma bashkëpunimi, ku aplikimet janë të fushave të ndryshme përfshihen ndërtim i rrugëve, zhvillimi i porteve, fusha energjitike, ku mund të përmendim parqe fotovoltaike dhe hidrocentrale, sektori i shëndetësisë e shumë të tjera. Disa nga këto projekte të njohura të kësaj natyre në vendin tonë janë Porti i Integruar Vlorë, ndryshe quajtur “Triport Vlorë”, projekti fotovoltaik “Karavasta Solar”, si dhe investimi strategjik me kapital të dyshuar me origjinë…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk dëshiron të komentojë për të ashtuquajturën “aferë e spiunimit” në Kabinetin e saj, por thotë se është konfuze nga përgjigjet e Prokurorisë. Ajo vlerëson se duhet të respektohet Ligji për Procedurën Penale dhe prezumimi i pafajësisë. “Jam pak konfuze me përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve ose me njoftimet që vijnë pikërisht nga Prokuroria për krim të organizuar, në të cilat shpjegohet komunikimi i tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Jo, nuk i shmangem deklaratave. Megjithatë, mendoj se duhet të respektohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Penale dhe sa i përket prezumimit të pafajësisë, por siç…

Lexo më Shumë

Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë udhëtuar drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Krasniqi ka ndarë detaje nga takimet e ndara, duke theksuar se kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, të cilin ai e quajti “faza finale e procesit”. Krasniqi u shpreh se forca dhe optimizmi i ish-krerëve të UÇK-së mbeten të palëkundura përballë asaj që ai e cilësoi si një rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish. “Ato që…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dy persona janë privuar nga liria nga gjithsej katër raste të denoncuara për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit. “Më 20.05.2026 në orën 13:40 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria K.D. (33) nga Shtipi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 03:00, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë familjare, ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 32-vjeçare”. “Më 20.05.2026 në orën 11:00 në SPB Shkup, një burrë 38-vjeçar nga Shkupi denoncoi se më 18.05.2026 rreth orës 17:00, në shtëpinë familjare në rajonin e Draçevës, ishte kërcënuar nga bashkëshortja e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe qeverisë që ai udhëheq. Rama ka komentuar zhvillimet e fundit në Skenderaj, ku prania e Njësisë Speciale të Policisë gjatë natës u cilësua prej tij si një veprim i tepruar dhe i panevojshëm. I pari i kryeqytetit e ka krahasuar situatën në Skenderaj me një “gjendje lufte”, duke thënë se ka pasur rrugë të tjera institucionale për të vepruar nëse ka pasur ndonjë parregullsi nga autoritetet lokale. “Ose me tregu kush jemi ne, shkojnë edhe e bllokojnë me polici Skenderajn sikur…

Lexo më Shumë

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në Istog, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të mitur. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë si “Vrasje në tentativë”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një prononcim për Insajderin. Ai bëri të ditur se njëri nga të miturit ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë në Istog, bëhet fjalë për disa të mitur. Njëri prej tyre nga plagët është dërguar në QKUK dhe tjetri ka qenë në Spitalin Rajonal të Pejës. Me aq sa…

Lexo më Shumë

Tre kontrolle janë ushtruar në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shkodër, Durrës dhe Peqin, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të ndaluara. Sipas njoftimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kontrollet janë zhvilluar nga Grupet e Sigurisë në ambientet e brendshme të institucioneve, në kuadër të masave për parandalimin e futjes dhe mbajtjes së sendeve të palejuara. Në IEVP Shkodër, kontrollet janë ushtruar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta. Gjatë kontrollit fizik ndaj një të paraburgosuri me iniciale G.Z., është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin. Po ashtu,…

Lexo më Shumë

Një grup qytetarësh dhe tregtarësh protestuan dhe ndaluan punonjësit e Qytetit të Shkupit që ta mbyllë vend-kalimin ilegal në afërsi të Bit Pazarit. Ata kërkojnë legalizimin e tij, ose vendosjen e semaforëve.Mmegjithatë, drejtuesit e automjeteve janë kundër këtij vendkalimi. MEVLUDIN IMERI – GAZETAR Kjo atmosferë tensionuese në hyrje të Bit Pazarit erdhi si pasojë e një aksioni të Qytetit të Shkupit për mbylljen e vendkalimit ilegal. MEVLUDIN IMERI – GAZETAR Pas paralajmërimeve të shpeshta të kreut të Qytetit të Shkupit se kalimi prapa meje do të mbyllet, qyteti mori aksion për të mbyllur rrugën, por pas protestës qytetare e njejta…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë sot në takimin e Grupit sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale, ku u diskutua për reformat dhe politikat që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Në fjalimin e tij, ministri Durmishi theksoi se arsimi, tregu i punës dhe politika sociale janë fusha të ndërlidhura ngushtë dhe kërkojnë koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe sektorit privat. “Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, mbetemi të angazhuar në krijimin e politikave që sigurojnë më shumë vende pune, kushte më të mira pune dhe ekonomi më konkurruese.…

Lexo më Shumë

Me iniciativë të Komisionit Universitar Zgjedhor, sot u zhvillua një takim i përbashkët me kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës për mandatin 2026–2029. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe akademike, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor demokratik, transparent dhe dinjitoz. Kryetari i Komisionit Universitar Zgjedhor Prof. Dr. Metin Izeti, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij ndaj kandidatëve: Prof. Dr. Fehari Ramadanit, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit dhe Prof. Dr. Jusuf Zejnelit, për gatishmërinë dhe kulturën akademike të treguar në zhvillimin e këtij takimi, të cilin e cilësoi si hap të rëndësishëm drejt një gare korrekte dhe…

Lexo më Shumë

Pak orë pas aksidentit tragjik në Shkodër, ku mbeti i pajetë një 62-vjeçar në qytet, janë zbuluar edhe pamjet e përplasjes fatale. [embedded content] Pikërisht këto pamje tregojë një kënd tjetër të aksidentit tragjik (21 maj) që i mori jetën Shkëlqim Krasniqi, që udhëtonte me biçikletë. Makina e përfshirë në aksident tenton të parakalojë një tjetër mjet që ndodhet para, teksa përballë ka një tjetër në korsinë në krah, duke ecur me shpejtësi të lartë (foto poshtë). E gjithë ngjarja është fiksuar nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident. Përplasja ka qenë tepër e…

Lexo më Shumë