Author: almakos

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburantit, duke ulur me 5 lekë për litër naftën dhe 2 lekë për litër benzinën. Kështu sot një litër naftë në tregun me pakicë do të shitet me 197 lekë, ndërsa benzina me 186 lekë. Çmimet e reja të caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 ora  13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për emisionin “Në Shënjestër” në News, Marjana, motra e Xhuana Nikollit, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti, ka rrëfyer historinë e Xhuanës dhe ka bërë thirrje për drejtësi. Kjo nuk është vetëm historia e një vajze të humbur, por një pasqyrë e dhimbjes së një familjeje dhe e nevojës për një shoqëri që nuk lejon dhunën të marrë jetë të tjera. Ajo tregon se si e mori vesh lajmin e rëndë për motrën e saj. Marjana e përshkruan Xhuanën si një vajzë të qetë, të ëmbël…

Lexo më Shumë

Babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e GJKKO. [embedded content] Mustafa Martinaj shihet teksa ecën me vështirësi dhe me një bastun në dorë. Kujtojmë që Mustafa Martinaj pak ditë më parë, më 12 maj hodhi akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit, duke deklaruar se drejtues dhe ish drejtues të policisë janë të interesuar për mos zbardhjen e ngjarjes. Ndaj Martinajt  vijon një proces në Gjykatë, ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive dhe personave të lidhur me të, me vlerë rreth…

Lexo më Shumë

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje (21 maj) në Tiranë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Nisharaku”, shtetasi  Enton Nushaj 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Armando Millonaj  55 vjeç, pas një konflikti mes tyre. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në kërkim u shpall autori. Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë për parkimin e makinës. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”,…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësit Uljan Shpataraku, i konsideruar më herët si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit Ilir Proda. Sipas gazetares Xhensila Kodra, masa e përjashtimit është marrë me motivacionin e mosparaqitjes së rregullt në detyrë, një shkelje që është vlerësuar si e përsëritur në kohë. Shpataraku, i cili mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte pezulluar më herët, në muajin mars të këtij viti, nga Sokol Bizhga, në atë kohë Drejtor i Përkohshëm i Policisë…

Lexo më Shumë

Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të rishqyrtojë mënyrën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së, përmes një modeli të anëtarësimit “hap pas hapi”. Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia, në një dokument konfidencial të qarkulluar mes vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, kanë theksuar se nevojiten “stimuj të fortë dhe tërheqës” për të ruajtur momentumin e zgjerimit dhe avancuar integrimin evropian, raporton Euractiv. Sipas dokumentit, “qasja e bazuar në meritë – nëse është e nevojshme, hap pas hapi – në tregun e përbashkët evropian përfaqëson një stimul të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit pritet që së shpejti të furnizojë 100 autobusët e premtuar ekologjik. Kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski tha gjatë emisionit IMPAKT në TV Shenja se, paralelisht, po zhvillohen aktivitete edhe për projektin e BRT-së (Transporti i Shpejtë me Autobus), i cili ishte bllokuar për një periudhë. Ai pret që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë aktivitetet ndërtimore në trasenë nga Gjorçe Petrovi deri në Novo Lisiçe, ndërsa po përgatitet dokumentacioni edhe për zgjerimin drejt Butelit dhe Draçevës. “Ka përfunduar procedura e tenderit, nga informatat e fundit që kam nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe nga…

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli të mërkurën pa debat dhe me votë unanime 10 vende vakante në dy Gjykatat e Apelit, për pesë anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që kanë kërkuar sipas parashikimeve ligjore të shkojnë në këto pozicione pas përfundimit të mandatit të institucionit. Sipas vendimit të KLGJ, kërkesat janë bërë nga Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi. Ata mund të zgjedhin mes 5 vakancave në Gjykatën Administrative të Apelit, dhe 5 vakancave në dhomat civile apo penale të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Anëtarët e KPA që kanë kërkuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në emisionin e sotëm IMPAKT në TV Shenja ka premtuar se do të bëjë përpjekje për ta ringjallur objektin e Kapan Hanit që ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe me vite është lënë pa investime. Ai tha se, veç më kanë marrë ingerencat për Kalanë e Shkupit dhe Akuaduktin, të cilat pritet që shumë shpejtë të rikonstuohen dhe të jenë të hapura për vizitorë, ndërsa tha se, do të kërkojnë t’i marrim kompetencat edhe për Kapan Hanin, sepse vlerëson se Qyteti i Shkupit ka kapacitet të intervenojmë edhe aty. “Absolutisht keni…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”. Sipas burimeve nga vendngjarja për gazetarin Fatmir Popja, shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Toyota” me targa AA 209 JX, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda. 65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në emisionin e sotëm IMPAKT në TV Shenja, ka njoftuar se, kanë filluar aktivitetet për fillimin e projektit të ndërtimin të bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair. Ai tha se janë në koordinim me Komunën e Çairit, të cilët janë të obliguar të përgatisin dokumentacionin projektues dhe pret që projekti të jetë gati në muajin gusht.“Unë do të isha i lumtur dhe i kënaqur që deri në fund të këtij viti kalendarik të fillojmë me aktivitetetet. Ndërkohë, me një pjesë të afaristëve veç më po bisedojmë për pjesën që do të duhet të largohet…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka realizuar takim me shefin e Delegacionit të BE-së, Mihail Rokas.Në takim sipas njoftimit është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të RMV.“Në takim u trajtuan në mënyrë të detajuar obligimet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në raport me Bashkimin Evropian, si dhe përgjegjësia e institucioneve dhe autoriteteve vendore për përmbushjen e të gjitha reformave dhe detyrimeve të nevojshme drejt anëtarësimit të plotë në BE.Kryetari Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë…

Lexo më Shumë