Author: almakos

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka realizuar takim me shefin e Delegacionit të BE-së, Mihail Rokas.Në takim sipas njoftimit është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të RMV.“Në takim u trajtuan në mënyrë të detajuar obligimet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në raport me Bashkimin Evropian, si dhe përgjegjësia e institucioneve dhe autoriteteve vendore për përmbushjen e të gjitha reformave dhe detyrimeve të nevojshme drejt anëtarësimit të plotë në BE.Kryetari Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka përfituar 49 milionë euro nga Bashkimi Evropian në kuadër Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë publik sot nga Komisioni Evropian, pas vlerësimit të reformave të ndërmarra në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar, 22.8 milionë euro do të transferohen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Me disbursimin e fundit, fondet totale të përfituara nga Shqipëria në kuadër të këtij instrumenti kanë arritur në 212.8 milionë euro. Përveç Shqipërisë, Komisioni Evropian ka miratuar edhe 44.2 milionë euro…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejd, ka vlerësuar lart angazhimin e ambasadorit të Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, duke e cilësuar si një nga diplomatët më aktivë dhe më pranë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas Rexhepit, në një periudhë të vështirë politike për shqiptarët në vend, kur shumë diplomatë do të zgjidhnin heshtjen dhe komoditetin institucional, Mejdani ka qenë pranë proceseve kombëtare shqiptare dhe pranë zërit të shqiptarëve. Në vijim shkrimi i plotë i Rexhepi – Zejd: Në këto dy vite të vështira politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kur shumë diplomatë të mëparshëm nga Shqipëria do…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Shqipe Mjekiqi, ka bërë një aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i VV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku i ka uruar mirëseardhje në ekipin e tij qeverisës. Sipas Kurtit, Mjekiqi vjen në ekipin e tij për të ofruar përvojën e saj të gjatë në fushën e diplomacisë. “Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në periudhën 16 prill deri në 20 maj, në Kosovë janë konfirmuar 17 raste të fruthit.Sipas IKSHPK-së, numri më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt me gjashtë raste, Prishtina me katër, në Kaçanik tre raste dhe me nga një rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime. “Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi. Duke marrë parasysh natyrën…

Lexo më Shumë

Bordi i Transparencës ka rikthyer rritjen e çmimeve të karburanteve në vendimin e datës 20 maj 2026, duke i rritur sërish pas uljes që ishte bërë vetëm një ditë më parë, më 19 maj. Sipas vendimit të 20 majit, nafta (gazoil standard SSH EN 590) është caktuar jo më shumë se 202 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 190 lekë për litër në shumicë. Benzina është vendosur në 188 lekë për litër në pakicë dhe 176 lekë për litër në shumicë. Në krahasim me një ditë më parë, më 19 maj, çmimet e reja shënojnë një ulje të…

Lexo më Shumë

Gjysmë milioni euro mjete të gatshme janë konfiskuar nga ana e Sektorit për Kontroll dhe Hetime përmes Departamentit për Punë Operative në dogana. Siç njoftoi drejtori i Doganave, Boban Nikollovski mjetet u konfiskuan në pikën kufitare në Tabanovc në hyrje të Maqedoni së Veriut dhe të njejtat ishin fshehur në një bunker special të krijuar brenda një minibusi që rezulton të jetë në pronësi të një agjencie turisktike nga Republika e Shqipërisë. Drejtori gjithashtu njoftoi se kjo është shuma më e madhe që është konfiskuar ndonjëherë nga doganat e vendit dhe se gjatë kontrolleve të kryera me minibusin veç shoferit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka bërë të ditur se Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes po vë në dispozicion 65.7 milionë euro për vendin, transmeton Anadolu. “Komisioni Evropian njoftoi se po vë në dispozicion 65.7 milionë euro për vendin tonë, që është shuma më e lartë në rajon, krahasuar me 49 milionë euro për Shqipërinë dhe 44.2 milionë euro për Malin e Zi”, shkroi Mucunski në rrjetet sociale. Sipas tij, ky është një konfirmim i qartë i angazhimit të fortë të qeverisë ndaj “reformave, përmbushjes…

Lexo më Shumë

Në seancën e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, ka qenë i pranishëm për dëshmi edhe ish-ministri i Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango, gjatë qeverisë “Berisha” në vitin 2005. Ish-ministri është thirrur nga GJKKO si një nga dëshmitarët mes palëve në proces. Pango u shfaq para godinës së SPAK pasditen e sotme, teksa kreu veprimet në hyrje me punonjësit e institucionit para se të hynte në seancë. Në procesin “Partizani”, SPAK ka të pandehur kreun e PD, Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, si dhe disa biznesmenë, bashkë me noteren e familjes Berisha. Pango është thirrur për të dëshmuar në…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dje gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar ish-presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet asaj në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”. “Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca teksa të pranishmit nisën të buzëqeshnin. Sot, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga vizita e saj në një salon ondulimi. Reagimi i saj i plotë: Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi! Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje! As gruaja në sallon. As gruaja në market. As…

Lexo më Shumë

Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar rreth gjysmë milioni euro në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në një rast që autoritetet e kanë cilësuar si sekuestrim historik. Sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, paratë janë zbuluar gjatë një kontrolli me skaner, i cili ka identifikuar modifikime të dyshimta në një minibus. Valuta e huaj, së bashku me automjetin, është konfiskuar, ndërsa si autor i dyshuar i veprës është një shtetas i Shqipërisë. Sipas autoriteteve, minibusi i përkiste një agjencie turistike nga Shqipëria dhe në të udhëtonin shtatë pasagjerë në momentin e kontrollit. Rasti…

Lexo më Shumë