Author: almakos

Prokuroria e Sarandës ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e oficerit të policisë gjyqësore Edmond Ruçi një ditë më parë. Sipas organit të akuzës, ndalimi i tij lidhet me një rast hetimor për një rast droge. Hetimi nisi pas arrestimit të shtetasve Adriel Zanaj dhe Keivin Duro më 19 maj, pasi u kapën në automjet me 24 doza drogë kanabis sativa. Prokuroria thotë se lindën dyshime për përfshirje të paligjshme të vetë oficerit të policisë gjyqësore që po merrej me çështjen. Sipas Prokurorisë, pas kryerjes së veprimeve hetimore janë siguruar të dhëna që implikojnë oficerin në veprime të dyshuara korruptive. Për këtë arsye,…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zhvilluar për disa muaj një hetim paraprak lidhur me aktivitete të dyshuara të paligjshme në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, raportoi Sloboden Peçat. Sipas informacioneve të publikuara, Prokuroria ka pranuar një kallëzim penal anonim nga një grup punonjësish të Ministrisë së Brendshme, në të cilin pretendohet se të dhëna konfidenciale janë kopjuar dhe koduar nga sistemi kompjuterik i Kabinetit të Presidentes. Dyshimet lidhen me mundësinë që këto të dhëna të kenë përfunduar në duart e shërbimeve të huaja të inteligjencës. Nga Prokuroria konfirmuan për “Sloboden Peçat” se hetimi paraprak…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të shpallet  antikushtetuese masa e  “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë. Seanca, e cila pritet të nisë në orën 10:00 do te zhvillohet mbi baze dokumentesh, pa praninë e palëve. Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës. Në ankimin…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Në pjesët e skajshme perëndimore dhe lindore do të ketë kushte me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi prej 50 kilometra në orë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë. Në Shkup, pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të ketë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë…

Lexo më Shumë

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndërhyrë me sukses gjatë një operacioni emergjent në det për shpëtimin e një shtetasi anglez, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në bordin e kroçierës “Marbella Explorer II”. Sipas informacioneve, rreth orës 23:50, Kapiteneria mori një thirrje për ndihmë nga kroçiera, e cila ndodhej rreth 20 milje larg Durrësit. Anija po lundronte nga Korfuzi drejt Kotorrit, ndërsa në bord ndodhej një pasagjer me simptoma të rënda shëndetësore që kërkonte ndërhyrje urgjente. Menjëherë pas sinjalizimit, Kapiteneria e Portit të Durrësit udhëzoi kroçierën të afrohej në radë, ndërsa paralelisht u njoftuan autoritetet përkatëse dhe…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.4 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëkryetarit të  VLEN, Bilall Kasami, i cili në media në Shqipëri ka deklaruar se çështja e studentëve dhe përdorimi i gjuhës shqipe është “pjesërisht” e zgjidhur përmes Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Në reagimin e saj, BDI e kundërshton këtë qëndrim, duke theksuar se Ligji për Gjuhët është i plotë, i qartë dhe detyrues, dhe sipas saj nuk lë hapësirë për interpretime politike apo për kufizim të zbatimit të tij në mënyrë selektive. BDI thekson se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është e garantuar me ligj dhe duhet të…

Lexo më Shumë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, Klodjan Braho, dhe drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit, Vladimir Mara, kanë marrë pjesë në Forumin e Tretë Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe koordinimi me Eurojust dhe partnerët europianë për hetime ndërkufitare. Gjatë forumit u prezantua edhe një udhëzues i ri praktik për ekipet e përbashkëta hetimore (JITs), që synon përmirësimin e punës së prokurorëve në rajon. [embedded content]

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se nuk synon rikthim në garën për poste politike, duke përjashtuar çdo rol aktiv në politikën e drejtpërdrejtë të pushtetit. Ai në intervistën në “Adresa” me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka theksuar se nuk do të marrë as rolin e disidentit, as të kritikuesit të vazhdueshëm politik, dhe as të një figure që kërkon “pushtet të heshtur”. “Në politikën garuese për poste pushteti – jo. A do të luaj rolin e disidentit të heshtur apo të zhurmshëm? Jo”, ka deklaruar ai. Thaçi ka shtuar se nuk do të ndërtojë identitet…

Lexo më Shumë

“Vajze e ëmbël, e qeshur, shumë zemërgjerë, një vajzë që prekej nga fjalët, që kishte një dashuri të madhe për ish-bashkëshortin. Dhe kjo dashuri e mbante, sikur jetonte për të. Por nuk ju kthye kurrë ajo dashuri, nuk ju kthye kurrë. Ishte një yll që lindi në dashuri por u fik në dhunë”. Kështu është shprehur motra e Xhuana Nikollit për të renë që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës së ushtruar nga ish bashkëshorti i saj Eraldo Fizi. Por vetëvrasja e Xhuanës në kushtet e tronditjes së fortë psiqike mbart me vete një mister të madh.Që…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Në Shënjestër” të autores Klodiana Lalaa në News24, po trajtohet rasti i Xhuana Nikollit, që I dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës nga ish-bashkëhsortii saj. Xhuana e cila pasi kishte përjetuar dhunën nga Eraldo, mbrëmjen midis datës 9 dhe 10 mars, kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke konsumuar një tabletë fotoksinë, në apartamentin e marrë me qira në Tiranë. Ku e para që e gjeti në grahmat e fundit të jetës ishte pronarja e apartamentit, e cila kishte marrë një telefonatë të shqetësuar nga motra e Xhuanës që jeton në Tiranë, që i kishte bërë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe sjelljes agresive të regjistruara gjatë ditëve të fundit në disa qytete të vendit, ku disa persona janë privuar nga liria. Sipas MPB-së, më 18 maj në një fshat të komunës së Çuçer-Sandevës, policia e Shkupit arrestoi N.A. (33) nga rajoni i Shkupit, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 33-vjeçare në shtëpinë familjare. Në një rast tjetër, policia e Kumanovës arrestoi A.T. (42) nga Kumanova, pas denoncimit të gjyshit të tij 85-vjeçar, i cili raportoi se ishte sulmuar fizikisht pas një debati në…

Lexo më Shumë