Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit. Apeli konfirmoi vendimin e mëparshëm që dënon Kokën me 10 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 6 vite e 8 muaj heqje lirie. Në të njëjtën çështje, Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimet për ish-deputetin Alqi Bllako dhe personat e tjerë të përfshirë në dosjen e inceneratorit të Elbasanit: Pellumb Abeshi, Bardhyl Cabiri, Serafin Papa, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
Author: almakos
Gjykata e Lartë ka ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj tij nga Apeli i Posaçëm. Sipas vendimit zyrtar të zbardhur këtë të martë, më 19 maj 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda në cilësinë e relatorit, si dhe Sokol Binaj e Sandër Simoni, ka vendosur në dhomë këshillimi mospranimin e rekursit të paraqitur nga Haxhiu. Në dokumentin zyrtar thuhet: “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Laert Haxhiu, kundër vendimit nr. 45 (87-2024-326), datë 13.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, ku krahasuar me dje çmimet kanë pësuar rritje. Nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për një cent, kurse gasi është liruar për një cent. Sipas njoftimit, çmimet e derivateve janë: Nafta (dizel): 1.62 euro/litër, Benzina: 1.53 euro/litër dhe Gasi: 0.75 euro/litër. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët që hasin parregullsi në treg mund të paraqesin ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare, përfshirë adresën elektronike dhe numrin e telefonit të dedikuar…
Një operacion i Policisë së Shtetit në aksin “Mamurras–Laç” ka përfunduar me një të plagosur dhe një të arrestuar. Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuari 23-vjeçar Leonard Dema ka tentuar të përplasë me automjet efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, duke rrezikuar jetën e tyre. Në të njëjtin moment, personi që e shoqëronte Amadeo Fufi dyshohet se ka kërcënuar policinë me armë zjarri. Në kushtet e vetëmbrojtjes, policia ka ndërhyrë për neutralizimin e situatës. Gjatë aksionit është plagosur 23-vjeçari në bark, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme distancohet dhe nuk mban përgjegjësi për faktin se dje studentëve shqiptarë të nisur nga Tirana ju devijua rruga dhe nuk përfunduan në Shkup për ku ishin nisur për të protestuar por përfunduan në rrugët e Kumanovës. Nga MPB-ja për TV Shenja thonë se ata nuk kanë marrë masa penguese ose për të kufizuar lëvizjen e personave që kanë hyrë në Maqedoni. Ata shtojnë se përgjegjësi për këtë duhet të kërkojmë në institucionet tjera përgjegjëse, pa treguar se ku konkret duhet të drejtohemi. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Policia Kufitare…
Një rast që po bën bujë të madhe në opinion është raportuar në Mitrovicën Veriore, ku zyrtarja policore Nikolina Panteliç dyshohet se është kapur në një situatë komprometuese me kolegun e saj, Lazar Tijaniç, gjatë orarit të punës. Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture zyrtare, çka ka ngritur reagime të shumta për sjelljen e zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të detyrës. Pas publikimit të rastit, raportohet se ndaj zyrtares janë ndërmarrë masa disiplinore nga hierarkia policore, ndërsa identiteti i saj tashmë është konfirmuar nga burime pranë PK-së.
Pas disa ditëve rresht që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski drejtoi një sërë akuzash ndaj prokurëve Kollareviq dhe Abazin se sipas tij, për shkak të interesave familjare dhe personale, kanë amnistuar të dyshuarit e afërt me LSDM-në dhe BDI-në në rastin “Mazut”, me vlerë prej 167 milionë eurosh, sot, të njejta akuza, por me fjal të ndryshme, ka drejtua edhe deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov. Sipas tij, raportet e Entit Shtetëror për Revizion dhe dëshmitë e MPB-së nuk kanë qenë të mjaftueshme që rasti të përfundojë në gjykatë. Ai deklaroi se prokurorja Kollareviq ka lidhje familjare me kuadro të zgjedhura…
Kërkesa e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe, veç partive shqiptare ka provokuar dhe ka nxitur reagimin edhe të partive politike maqedonase po edhe institucioneve. Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov ka deklaruar se kjo kërkesë nuk duhet politizuar sepse siç thonë nga Ministria e Drejtësisë janë çështje që direkt lidhen me sistemin e drejtësisë. Nga Drejtësia thonë se gjuha maqedonase është zyrtare në të gjithë territorin e RMV-së dhe themel i institucioneve të drejtësisë. “Është e patolerueshme që tema të tilla të ndjeshme që lidhen drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë të përdoren për tubime…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dhënë një tjetër njoftim lidhur me rastin e helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk. Sipas AKU-së, janë marrë mostra për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, si dhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë. Analizat janë kryer në laboratorin e Referencës ISUV dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës. Pas këtyre rezultateve, AKU zhvilloi inspektime në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe në Garnizonin e Forcave të Armatosura. Në përfundim të procedurës, AKU vendosi zhbllokimin e aktivitetit…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe institucionet të cilët dje devijuan rrugën e studentëve shqiptarë të nisur nga Tirana për të marrë pjesë në protestën studentore. Sipas koordinatores së grupit parlamentarë, Rina Ajdari ngjarjet e djeshme treguan fytyrën e vërtetë të këtij pushteti duke dëshmuar, frikë nga studentët, frikë nga pakënaqësia qytetare dhe frikë nga çdo zë që nuk mund ta kontrollojnë. Përgjegjësinë për këto pengesa drejtë studentëve shqiptarë Ajdari e kërkoi nga zv. Kryeministri Sali po edhe zv. Kryeministri Arben Fetai. “Për këtë arsye kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga zëvendëskryeministri i parë Bekim…
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për seancën e radhës gjyqësore për dosjen në ngarkim të tij. Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë. Nga hetimet e SPAK, është evidentuar se Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar…
Me një ceremoni solemne në fshatin Razllovc, Komuna e Dellçevës, sot u shënua 150-vjetori i Kryengritjes së Razllovecit. Në ngjarje mori pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në fjalimin e tij përcolli mesazhe për unitet dhe respekt ndaj sakrificës historike të kryengritësve. “Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin. Të mos lejojmë askënd ta poshtërojë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heronjtë e Kryengritjes së Razllovecit. Sakrifica e tyre le të jetë betimi ynë. Qoftë e përjetshme Maqedonia”, tha Mickoski në fjalimin e tij me rastin e 150-vjetorit të kryengritjes në fshatin Razllovc, Komuna e Dellçevës. Ai bëri thirrje për bashkim rreth…

