Author: almakos

BDI kërkon përgjegjësi nga Astrit Iseni për maltretimin skandaloz te studentëve nga Shqipëria. Pas protestës së djeshme të studentëve, ku një pjesë e tyre u vonuar në pikat kufitare, BDI sot ka kërkuar përgjegjësi nga zv. ministri i Brenshëm, Astrit Iseni.Nga BDI thonë se Iseni maltretoi studentët nga Shqipëria duke i endur rrugëve me shoqërim dhe izolim policor, vetëm e vetëm që të mos marrin pjesë në protestën studentore në Shkup. “Mungesa e legjitimitetit kombëtar të bën shërbëtorë dhe Astrit Iseni shkëlqen në këtë rol. Vëllezër nga Shqipëria, të dashur studentë, ne ju kërkojmë falje për këtë turp të vazalëve…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka rikthyer për hetim në SPAK çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e çështjes, por Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën. Kujtojmë që në kallëzimin e depozituar nga PD, pretendohej se gjyqtarja Irena Gjoka kishte falsifikuar formularët e dekriminalizimit. Sipas PD, Gjoka nuk kishte deklaruar në këto formularë një dënim penal të dhënë ndaj saj nga Gjykata e Janinës në vitin 2005 për mbajtjen e një dokumenti të falsifikuar. Pas 10 muajsh hetim, SPAK provoi ekzistencën e dënimit grek, por nënvizoi se Gjoka nuk ka pasur dijeni për të dhe…

Lexo më Shumë

Institucioni i Avokati i Popullit ka ngritur alarmin për gjendjen në burgjet shqiptare, duke kërkuar mbylljen të pesë institucioneve që, sipas raportit, ofrojnë kushte që cenojnë dinjitetin njerëzor. Gjetjet janë rezultat i inspektimeve të kryera në 18 IEVP gjatë vitit 2025, si dhe analizës së 115 ankesave të trajtuara nga të burgosur dhe familjarë të tyre. Sipas raportit, institucionet që duhet të mbyllen deri në rikonstruktimin e plotë janë, burgi i Burrelit, Kosovë-Lushnje, Kukës, “Mine Peza” (302) dhe “Jordan Misja” (313). Avokati i Popullit, Endrit Shabani, deklaroi se kushtet aktuale përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.…

Lexo më Shumë

Logos-A solli në dritën e botimit librin (në gjuhën angleze) me titull: “Sociological Trilogy: Identity, Religion, Ethics” të sociologut Ali Pajaziti. Ky libër trajton në mënyrë sociologjike realitetin kompleks të Maqedonisë së Veriut, duke analizuar identitetin etnik, kulturor, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe sfidat politike e shoqërore të vendit. Në libër trajtohen edhe ndikimi i fesë në identitet, toleranca fetare, ekonomia brenda grupeve etnike si dhe nevoja për bashkëpunim më të madh sociologjik e kulturor me Evropën. Me librin mund të shërbehen sociologët, politologët, studiuesit e kulturologjisë, religjionit etj. MARKETING

Lexo më Shumë

Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti, duke prekur bagëtinë njësinë Dajç. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometër. Rasti i parë i muartajës për këtë vit është konstatuar në fshatin Mali i Gjymtit të Dajçit. Rreth 20 krerë dele të fermerit Sokol Volaj janë groposur ndërsa tashmë pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjera dele që ka ky fermer. Rasti ka 3 ditë që është konfirmuar zyrtarisht. Sokol Volaj thotë se “dëmi që i shkaktohet është i konsiderueshëm, sepse…

Lexo më Shumë

Nga BDI në një komunikatë për media thonë se fushata e përjavshme dhe e përditshme me kërcënime, terror dhe presion ndaj prokurorisë nga, sipas tyre, i forti me avion privat, Antonio Milloshoski, është skandaloze dhe e ngjashme me Korenë e Veriut.“Milloshoski, i njohur për parullat “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”, për porositë e vendimeve gjyqësore, hetimeve, bastisjeve dhe lustrimeve, dhe i cili shpëtoi falë ndryshimeve në Kodin Penal, nuk ka kredibilitet moral, politik e as juridik të flasë për drejtësi.BDI tashmë e ka informuar të gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ambasadat dhe organizatat, për këtë…

Lexo më Shumë

Ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka qëndruar sot për rreth 30 minuta në SPAK, në zbatim të masës së saj “detyrim paraqitje”. Në dalje ajo u përball me gazetarët, të cilët e pyetën për përgjegjësitë e saj në institucionin që ajo drejtonte. Por ish zyrtarja e lartë nuk pranoi të flasë, ndërsa avokatja e saj, teksa shtyu mikrofonat e gazetarëve tha se “kur të dojë do të flasë”. [embedded content] Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata e Lartë mori vendimin për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.…

Lexo më Shumë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje. Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata e Lartë mori vendimin për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj. E hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime mbi shkelje të procedurave në tenderë publikë, Karçanaj ndiqet në një gjendje të lirë sigurie.

Lexo më Shumë

Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga nominale mesatare ka kapërcyer kufirin e 86,000 lekëve në tremujorin e fundit 2025 vlera reale e saj ka mbetur shumë pas, për arsye se paga reale për të njëjtën periudhe ishte vetëm 72,225 lekë, 14,759 lekë më e ulët ose 17 % më pak se nominalja. Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 86 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.1 lekë.

Lexo më Shumë

Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetit e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara. Mishetiq përmes një shkrimi në platformën X, bëri të ditur se të gjitha apelet në rastin e Thaçit janë refuzuar gjatë këtyre pesë vite e gjysmë sa ish-presidenti po mbahet atje. Sipas tij, rastet janë 0:40 në favor të Speciales.“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar…

Lexo më Shumë