Author: almakos

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike. Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje në total, ku kryesojnë përmbajtjet e dëmshme dhe sjelljet kërcënuese, të ndjekura nga shkeljet e të drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale. Më të prekurit nga këto shkelje janë qytetarët dhe grupet e aktivistëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve janë një pjesë të paidentifikuar. Transferimi…

Lexo më Shumë

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë  e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët. Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane. Rritja parashikohet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili ka hyrë në…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.5 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.4 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

Lexo më Shumë

22:33 | 26 Dhjetor 2025Q LViti 2025 u karakterizua nga lodhja e thellë e punëtorëve, e nxitur nga kthimi i detyruar në zyrë, kërkime rraskapitëse për punë dhe pasiguri ekonomike. Sipas Glassdoor, përmendjet e fjalës “lodhje” u rritën me 41 për qind krahasuar me 2024. Politika, frika nga recesioni dhe ndërprerjet nga AI e përshpejtuan këtë ndjesi. Shkaqet kryesore të lodhjes: Politika dhe pasiguria ekonomike AI dhe ndryshimet teknologjike: ankth për zëvendësim dhe ritëm të shpejtë ndryshimesh. Treg i vështirë pune: punësime të ngadalta Trashëgimia e pandemisë: stres i zgjatur dhe ankth i akumuluar. Këshilla për të përballuar lodhjen: Për…

Lexo më Shumë

Tensionet ndërkombëtare kanë arritur një pikë të re kulmore, pasi aeroplanët luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për të përballur bombarduesit rusë që fluturuan pranë ujërave britanike në Ditën e Krishtlindjeve. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet ushtarake dhe diplomatike të Evropës Perëndimore. Bombarduesit strategjikë rusë Tu-95MS, të njohur për kapacitetin e tyre për të mbajtur armë bërthamore, realizuan një fluturim të gjatë mbi Detin Barents dhe Detin Norvegjez. Ky fluturim u zhvillua afër hapësirës ajrore britanike, duke rritur tensionet dhe frikën për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Rusia shpesh përdor këtë lloj aeroplani për…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se kundërkandidati i tij, Valbon Limani, nuk është i gatshëm të udhëheqë komunën pasi është nën ndikimin e mentorit të tij, Arben Taravari. “Unë mendoj se për demokracinë do të ishte shumë produktive që z. Limani të debatonte drejtpërdrejt me mua për të mirën e qytetit të Gostivarit. Por ai nuk guxon, sepse mentori i tij, Arben Taravari, nuk e lejon. Ky djalë nuk është për kryetar, sepse është nën hijen e Taravarit. Mësuesin e ka shumë të keq. Taravari ka bërë krim, nuk…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, gjatë paraqitjes së tij sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka deklaruar se kundërkandidati i tij, Nevzat Bejta, nuk ka legjitimitet të japë vlerësime për punën e bërë në komunë. Sipas Limanit, Bejta ka qenë i shkëputur nga realiteti i qytetit për katër vite me radhë, duke qëndruar në rezidencën e tij private. “Personi në fjalë është i njohur në qytetin tonë për mënyrën e veprimit dhe manipulimet e tij ndër vite. Ai nuk mund të japë vlerësim për atë se sa është punuar apo shkatërruar në Gostivar, pasi katër vite…

Lexo më Shumë

Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e Shkodrës, me pasojë dy të plagosur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe. Burime zyrtare nga policia vendore thanë se shoferi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. “Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia pas hetimeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski shprehet i sigurt se Ligji më i komentuar gjatë këtij viti, ai për Përdorimin e Gjuhëve, do të sillet në vitin 2026. Pas vendimit të fundit të Gjykatës Administrative e cila e ka “shkarkuar” gjykatësen e lëndës që është raportuese e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Elizabeta Dukovska, kjo lëndë ka kaluar në tjetë gjykatëse dhe si rrjedhoj dy herë është shtyrë seanca përgatitore që duhej të mbahej për këtë çështje. I pyetur se a dyshon për prapavijë politike në këtë vendim të Gjykatës Administrative, kryetari i Kushtetueses u përgjigj “Ky ligj ka një…

Lexo më Shumë

Pasi vendi këto ditë po përballet me temperatura të ulëta dhe me ajrë tejet të ndotur, ku Shkupi qendron në vendet e para në Europë me ajër më të ndotur, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Qeveria do të veprojë brenda kompetencave të saj në bazë të përfundimeve të miratuara nga Këshilli i Qytetit të Shkupit për fabrikën e çimentos “USJE”, duke theksuar se as inspektimet e jashtëzakonshme dhe as zhvendosja eventuale nuk përbëjnë problem nëse kjo është në interes të qytetarëve. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Po kërkohen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese dhe ato tashmë po zbatohen. Sa i përket zhvendosjes, as…

Lexo më Shumë

Influencuesja Vienna Würstel, e njohur si “Plastic Fantastic”, ka investuar mbi 49,210 dollarë në procedura estetike për të realizuar ëndrrën e saj për buzët më të mëdha në botë. Por çfarë ndodh kur bukuria ekstreme kthehet në një pengesë për jetën e përditshme? Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ajo ka injektuar rreth 30 ml filler në buzët e saj, duke e bërë këtë një projekt personal afatgjatë. Megjithatë, ky transformim ka sjellë me vete një mori sfidash që ndihmojnë të kuptojmë se sa larg mund të shkojmë për të arritur standardet e bukurisë moderne. Vienna ka pranuar se vështirësitë e…

Lexo më Shumë