Gjykata e Posaçme ka shtyrë sot (18 maj) seancën paraprake ndaj ish-zv-kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë, për dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Seanca mësohet se u shtyp pasi nuk është realizuar njoftimi i disa të akuzuarve. GJKKO vendosi që seanca e radhës të mbahet në 15 qershor.
Pritet që procesi të vijojë normalisht pasi të përfundojnë njoftimet ligjore për të gjithë të pandehurit. Çështja ndaj Ahmetajt dhe bashkëpandehurve vijon të jetë në fazën paraprake të shqyrtimit gjyqësor.


