Author: almakos

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua, e cila është prezantuar rrejshëm si prokurore. Rasti ka ndodhur në rrugën “B”, në Prishtinë. “Rruga ‘B’, Prishtinë, dhjetor 2025. Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast”, thuhet në raport. Policia njofton tutje se të enjten, më 25 dhjetor e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pensionistët dhe familjet e tyre do të marrin mbështetje më të madhe financiare në momentet më të vështira. Bordi Drejtues i Fondit Pensional të Republikës së Maqedonisë ka vendosur të rrisë kompensimin në rast vdekjeje nga 35.000 në 40.000 denarë, në përgjigje të kostove në rritje të shërbimeve të varrimit dhe presionit të shtuar social mbi këtë kategori qytetarësh. Vendimi, i iniciuar nga Organizata e Regjistruar për Fondin e Solidaritetit, parashikon pagesën e një shume më të lartë në rast të vdekjes së përfituesit të pensioneve, ndërsa zbritja mujore nga pensionet për fondin e solidaritetit do të rritet nga 140…

Lexo më Shumë

Rritja reale e parashikuar prej 3.8% për vitin 2025 është realisht e arritshme. Të ardhurat tatimore do të realizohen sipas planit, dhe dixhitalizimi është faktori kyç në rritjen serioze të shpenzimit efikas të parave buxhetore, thotë Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për revistën mujore “Ekonomia dhe Biznesi”. “Rritja reale e parashikuar për vitin 2026 është 3.8% dhe besoj se është realisht e arritshme. Por, sigurisht, ne po e monitorojmë situatën në nivel global dhe po marrim parasysh të gjitha rreziqet. Kjo është arsyeja pse buxheti për vitin 2026 nuk është parashikuar me një skenar optimist, por do…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës. [embedded content] Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç. Burime bëjnë me dije se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. aksident ne lushnje Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor dhe patrulla të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve…

Lexo më Shumë

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak. “Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e kësaj të premte kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës. Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut. Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

Lexo më Shumë

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda…

Lexo më Shumë

Pas emërimit të Bekim Sali, për zëvendëskryeministër është liruar një mandat në Kuvend. Në vend të tij funksionin do ta marrë Zeqirja Tairi. KShZ-ja ka vërtetuar mandatin e Tairit, duke e dorëzuar për miratim në Kuvend. “Bekim Sali deputet në Kuvend, i zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, e dorëzuar nga Koalicioni VLEN, iu ndërpre mandati i deputetit. Sipas procedurës së zbatuar, konstatojmë se deputeti i Kuvendit bëhet kandidati Zeqirja Tairi nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvend në njësinë e parë zgjedhore të Koalicionit VLEN. KShZ-ja në përputhje me kodin zgjedhor jep…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin e fshatit Kastrat të Kurshumlisë në Serbi. Ky bllokim është rezultat i aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë, duke krijuar shqetësime për ata që planifikojnë të udhëtojnë në këtë zonë. Ky bllokim do të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50, duke ndikuar në qarkullimin e automjeteve dhe duke kërkuar që udhëtarët të jenë të kujdesshëm. MPJD ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për këto zhvillime për të shmangur vonesat…

Lexo më Shumë

Të zhvendoset fabrika ‘Usje’ jashtë qytetit, pasi e njëjta po e ndot qytetin, kërkuan qytetarët në Shkup, të cilët protestuan për këtë çështje. Petar Keramitiçev nga “Stop për Usjen” tha se muajt e fundit e kanë hulumtuar punën e fabrikës dhe kanë arritur në përfundime se ‘Titan’ është kompani ndërkombëtare që nuk përballet për herë të parë me probleme të tilla. “Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në Amerikë dhe në Egjipt. Bëhet fjalë për një mafie që gjen mënyra ligjore për ta justifikuar atë që bën. Këtu kemi të bëjmë me kapital të huaj dhe drejtorë që po i…

Lexo më Shumë

Debat i nxehtë u zhvillua sot në Parlament midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Lidhjes Social Demokrat (LSDM) të opozitës, Venko Filip@e, mbi temën e krizës energjetike dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve, kreu i LSDM-së akuzoi Qeverinë se nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për të forcuar prodhimin vendas të energjisë elektrike edhe pas dy vitesh në pushtet. Ai theksoi se shteti tani është i detyruar të importojë energji elektrike të shtrenjtë dhe të shpallë gjendje krize, gjë që ndikon drejtpërdrejt në çmimet për qytetarët. Ai gjithashtu e pyeti kryeministrin pse…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 20-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me…

Lexo më Shumë