Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Prilep të Deçanit, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë 11 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
Sipas policisë, aksidenti është regjistruar në rrugën lokale të fshatit, ndërsa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e përplasjes.



