Author: almakos

Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” njofton se duke filluar nga nesër, teleferiku me gjashtë ulëse do të lëshohet për përdorim dhe turistët do të mund të shijojnë pamjet e Kodrës së Diellit. Nga Qendra thonë se presin që të ketë reshje të freskëta të borës dhe të hapet sezoni i skijimit. “Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, gjashtëulësja do të jetë në funksion të plotë dhe e hapur për shëtitje panoramike, duke ju ofruar vizitorëve një përvojë unike dhe pamje mahnitëse të zonës sonë malore”. “Sa i përket kushteve klimatike, ato mbeten të pandryshuara. Megjithatë, shpresojmë që reshjet…

Lexo më Shumë

Dy persona, njëri prej të cilëve është polic, u arrestuan pasi gjatë kontrollit të një kamioni “Peugeot Boxer” me targa të Strugës, të cilin po e drejtonin, u gjet një sasi e madhe piroteknike, për të cilën nuk kishin asnjë dokumentacion, raporton SHENJA. U arrestuan N.R. (41) dhe një polic nga stacioni policor Bit Pazar – I.R. (41), të dy nga Shkupi. Ata u kapën me piroteknikë dje në mëngjes në orën 8:35 në pikën pagesore Gradsko. Zyrtarët e policisë që kryen kontrollin u informuan se piroteknika i përkiste një personi juridik nga Shkupi. “Më vonë, gjatë marrjes së masave…

Lexo më Shumë

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja. Një person është dëmtuar, teksa policia vendore shoqëroi të dhunuarin dhe pronarin e lokalit. Gjithashtu po verifikon edhe personat e tjerë të përfshirë në sherr. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen nr. 7 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë shoqërimin e personit…

Lexo më Shumë

Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria e Arsimit Kombëtar (MEB) të Turqisë thuhet se marrëveshja u nënshkrua më 18 dhjetor në Ankara nga ministri i Arsimit Kombëtar, Yusuf Tekin dhe më 22 dhjetor në Shkup nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska. Marrëveshja, e cila përfshin marrëveshje të përhershme dhe të qëndrueshme në fushat e gjuhës, kulturës, burimeve njerëzore, bursave, ekuivalencës së diplomave dhe institucioneve arsimore, synon të arrijë përfitime të konsiderueshme për Turqinë, duke forcuar kapacitetin e saj të diplomacisë…

Lexo më Shumë

Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në kryeqytet.  E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, e cila theksoi se kjo qendër shërben si një familje e madhe, ndërsa përcolli edhe një urim për festat e fundvitit. Ajo apeloi gjithashtu ata që kanë mundësi të ndihmojnë të tjerët. “Sot është ditë shumë e gëzuar dhe të ndash ushqim, është mënyra më e mirë për t’u njohur dhe për të falënderuar njëri-tjetrin. Ashtu si ndajmë edhe për familjet tona. Një tryezë pak më e madhe se ajo e shtëpive tona, por…

Lexo më Shumë

Në dosjen hetimore të SPAK ku i godit grupi i strukturuar kriminal i AKSHIT, përshkruhet se si biznesmeni Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Erion Ismaili, zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës kishin planifikuar rrëmbimin e Gerond Meçes, pasi ai ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimimeve për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit. “Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona te tjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qellim detyrimin e këtij te fundit per terheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit te Prokurimit Publik.…

Lexo më Shumë

Reshje të dobëta të borës ka në akset rrugore Pehçevë-Obozna-Berovë dhe Suvi Laki, i cili për momentin nuk qëndron mbi rrugë. Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në qafat malore Strazhë-Gjavatë dhe Krushevë, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër qafat malore dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë…

Lexo më Shumë

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni. Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI. Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë. “Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u bëri thirrje grupeve parlamentare që të gjendet vullnet politik dhe në Kuvend të zgjedhet Avokati i popullit. Në takimin e sotëm me gazetarët, ai tha se personalisht do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, sepse është një institucion i rëndësishëm dhe se është e papranueshme që aq gjatë kohë të mos ketë udhëheqës. “Sa i përket procedurës, ne kemi bërë gjithçka që ajo të ecë normalisht, por po përballemi me vullnetin politik të partive politike. Ju e dini që duhet të votohet me shumicë dhe me një Badenter të madh…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e së enjtës ka ndodhur një ngjarje e dhimbshme për familjen Mustafa, pasi Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ka ndërruar jetë. Vdekja e tij erdhi pas një periudhe të gjatë të sëmundjes, ku shëndeti i tij kishte qenë në gjendje të rëndë. Salih Mustafa, një figurë e njohur në politikën shqiptare, ka pasur një lidhje të ngushtë me babain e tij, i cili gjithmonë e ka mbështetur në karrierën e tij. Vdekja e Jahja Mustafës është një humbje e madhe për të, duke qenë se ai ka qenë një mentor dhe udhëheqës për të. Gjykata Speciale, për shkak…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Mirzeta Kashnica është shprehur në SPAK se tek procedura e parë e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues. Ajo deklaron se këtë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se Bullgaria i ka ofruar vendit tonë ndihmë me mazut për të përballuar krizën energjetike. Qeveria e RMV-së kishte shpallur gjendje krize për shkak të vështirësive në sigurimin e naftës për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-in e Negotinës, pas protestave të fermerëve grekë që penguan importin e sasive të nevojshme. Sipas Ministrisë, Ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, Georg Georgiev, ku ka refuzuar ndihmën e ofruar. “Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për ofertën e Bullgarisë, duke theksuar…

Lexo më Shumë