Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka goditur një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik heroine nga Shqipëria drejt Danimarkës, përmes Suedisë, në kuadër të një skeme të mirëorganizuar shpërndarjeje. Pas hetimeve nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin me iniciale M. L., alias G., ndërsa për shtetasin E. L. janë caktuar masat “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Vendimet janë ekzekutuar më 14 maj 2026 nga Policia e Shtetit. Sipas dosjes hetimore, gjithçka ka nisur në gusht të…
Author: almakos
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një operacion në jug të vendit, konkretisht në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndërtime pa leje. Sipas burimeve, në fokus të hetimeve janë efektivë policie që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se priten arrestime dhe masa të tjera procedurale ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në lejimin apo mosgoditjen e ndërtimeve pa leje.
Alush Gashi, politikani i shquar Kosovar ka ndërruar jetë sot papritmas në moshën 76 vjeçare. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Gashi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak. Të dielën e kaluar Gashi ishte prezent në mbledhjen e këshillit drejtues të LDK-së. Gashi ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit Rugova dhe një nga veprimtarët më ikonik të LDK-së ndër vite./Indeksonline/
Bashkimi Demokratik për Integrim, mohon kategorikishtë disa zëra në opinion, se protesta e studentëve e paralajmëruar më 18 nëntor, që provimi i jurisprodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, po politizohet nga kjo parti. Këtë e pohon Sekretari Përgjithëshëm i BDI-së, Arbër Ademi. Ai në emisionin “Debat në Shenja”, kritikoi ashpër partinë VLEN, se sipas tij, shpërndajnë dezifomata në opinion, për të vetmën arsye, që siç tha, ta mbulojnë turpin e tyre për mos pjesmarrje në protestë. ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË “Pse nga BDI?, po aty po marrin pjes edhe ASH e z. Taravarit, edhe ASH-ja e…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës publikoi sot thirrjen publike për mbështetje financiare për mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për zejtarët, për të cilën janë siguruar 11 milionë e 340 mijë denarë. Do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara për blerjen e makinerive dhe mjeteve të reja të punës, por jo më shumë se 200 mijë denarë për aplikues. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se qëllimi është që t’i ndihmojnë kompanitë vendase të investojnë më lehtë. BESAR DURMISHI, MINISTRI I EKONOMISË DHE PUNËS “Qëllimi ynë është i qartë t’i ndihmojmë kompanitë vendase të…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në RMV, Vesna Janevska njoftoi se çdo prind i një fëmije që sillet dhunshëm në shkollë do të gjobitet me 250 euro, por edhe nëse ai prind nuk dëshiron të bashkëpunojë me shkollën ose institucionet e tjera. Ministrja shpjegoi se Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës aktualisht po zhvillon bisedime me deputetët. Propozimet janë duke u finalizuar. “Ndryshimet do të bëhen dhe gjoba prej 250 eurosh do të mbetet për çdo akt të dhunshëm të kryer nga fëmija, por edhe, gjë që është shumë e rëndësishme, kur prindi refuzon të bashkëpunojë me…
Administrata Tatimore ka bërë publike detajet mbi zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore”, e njohur ndryshe si “Paqja fiskale”, duke sqaruar kategoritë e subjekteve që përfitojnë dhe procedurat që do të ndiqen. Sipas njoftimit zyrtar, brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e udhëzimit nr. 11, datë 14.05.2026, do të hartohet lista e plotë e tatimpaguesve që përfitojnë nga falja e detyrimeve, si dhe lista e atyre që përjashtohen nga ky proces. Njoftimet do të dërgohen elektronikisht përmes sistemit “e-Filing”. Çfarë detyrimesh përfitojnë nga falja Për detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se reagimi i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ka qenë i vonuar pas incidentit në Skenderaj, ku u përfshi zëvendësministri në Ministrinë e Financave dhe kryetari i VV-së në Skenderaj, Hysen Mehani. I pyetur për dërgimin e njësive policore në Skenderaj pas përleshjes mes kryetarit të kësaj komune Sami Lushtakut dhe Hysen Mehanit, Kurti tha se askush nuk mund ta sfidojë shtetin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. “Në republikën e Kosovës nuk ka forcë, nuk mund të ketë asnjë individ dhe asnjë grup që sfidon suksesin e shtetit. E shteti është drejtësia…
Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza kanë nisur sezonin e monitorimit dhe fushatën antikanabis të përvitshme me operacione dhe kontrolle të përbashkëta. [embedded content] Konfirmimi u dha sot nga institucioni, ku u mbajt edhe një takim zyrtar mes dy palëve, me rastin e vitit të 15-të të kësaj nisme. Fushata, tashmë traditë e konsoliduar dhe dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm operacional, ka si objektiva parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. I pranishëm në këtë takim, drejtori i përgjithshëm Skënder Hita, tha mes të tjerash se: “Lufta kundër narkotikëve, betejë edhe kundër dëmtimit të së ardhmes së shoqërisë…
SHA EMV reagoi sot duke thënë se në asnjë moment nuk është thirrur në PTHP NKOK për të dhënë deklaratë lidhur me dëmin material të supozuar në lidhje me furnizimin me mazut në TEC Negotinë. “SHA EMV i hedh poshtë në mënyrë më të ashpër dhe të plotë pretendimet e paraqitura në komunikatën e sotme të partisë politike E Majta. Bëhet fjalë për konstrukte krejtësisht të pavërteta, të rreme dhe tendencioze, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, por shërbejnë ekskluzivisht për marketing të lirë politik dhe manipulim të opinionit publik. Më së shumti çudit fakti që E Majta,…
Ka vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi. Sipas njoftimit të familjarëve, ai kishte qëndruar rreth shtatë ditë në luftë për jetën, pas një infarkti, por pastaj ka humbur jetën. Familja njëherësh ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15.05.2026, në ora 17:00, në varrezat mbi xhaminë e fshatit Prapashticë. Me këtë rast edhe Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit. “Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Sheqir Ferizi, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegram.
Telefoni i gjetur në burgun e Durrësit nga kontrollet e befasishme të ushtruara nga drejtoria e Burgjeve, SPAK dhe BKH i përket Artur Hoxhosmanit, një person i arrestuar dhe i akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës ku bënin pjesë vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani u godit nga SPAK rreth një vit më parë. Njoftimi i Drejtorise se Burgjeve Në vijim të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara të ushtruara nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH),…

