Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një operacion në jug të vendit, konkretisht në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndërtime pa leje.
Sipas burimeve, në fokus të hetimeve janë efektivë policie që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se priten arrestime dhe masa të tjera procedurale ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në lejimin apo mosgoditjen e ndërtimeve pa leje.


