Alush Gashi, politikani i shquar Kosovar ka ndërruar jetë sot papritmas në moshën 76 vjeçare.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Gashi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Të dielën e kaluar Gashi ishte prezent në mbledhjen e këshillit drejtues të LDK-së.
Gashi ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit Rugova dhe një nga veprimtarët më ikonik të LDK-së ndër vite./Indeksonline/



