Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje.
Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata e Lartë mori vendimin për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.
E hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime mbi shkelje të procedurave në tenderë publikë, Karçanaj ndiqet në një gjendje të lirë sigurie.


