Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (10.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 179 gjoba, dhe atë: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për vozitje pa patentë shoferi, 17 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 10 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 9 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 8 gjoba për kalim në të kuqe në semafor. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri…
Author: almakos
Tre persona dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh në banesën e një kampisti në lagjen nr 1 në qytetin e Korçës. Sipas Policisë tre persona nën kërcënimin e armës i vodhën kambistit Shefqet Muço një sasi lekësh para banesës së tij. Policia reagoi menjëherë duke ndaluar një prej autorëve, i cili mbeti i lënduar nga përplasja fizike me kambistin dhe efektivët.Dy autorët e tjerë u larguan me një automjet bashkë me sasinë e lekëve. NJOFTIMI NGA POLICIA Korçë/Informacion paraprak Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin…
Moti do të jetë i vranët me reshje të shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha dhe të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të kohëpaskohshme. Do të fryj erë mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. Temperatura maksimale do të sillet prej 4 deri më 14 gradë Celisusë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Temperatura maksimale do të arrij deri në 7 gradë Celsiusë.
Pas lajmit të dhënë sot nga kryeministri Rama se nesër nis vaksinimi në Shqipëri, ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka. Me anë të një postimi në Facebook, Paloka ironizon Ramën, duke u shprehur se nesër do të çpojë disa militantë në stadium me shpresën që të harrohet sa më parë darka e luksit në Dubai. STATUSI I PALOKES Neser vaksina antiNusret…Do çpoje me gjilpera disa militante ne stadium , me shpresen se efekti do jete tek pjesa tjeter e shqiptareve; te harroet sa me pare darka ne Dubai!
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 455 testime për Kovid dhe prej tyre 345 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 289 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 8 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 417 212 testime dhe pre tyre 86 494 persona janë prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 67 453. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2 622, kurse numri i rasteve aktive është 16 419.
“Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”, para pak minutash. Kryeministri ka deklaruar më herët se të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75 vjeç. Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina antiCovid të Pfizer-it, nga kompania BioNTech, teksa vijojnë bisedimet me AstraZeneca-n dhe Moderna-n. Vaksinimi do të nisë ditën e nesërme, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. LAJM I MIRË Nesër nisim vaksinimin antiCovid19 #ShqipëriaBuzëqesh Posted by Edi Rama on E Diele, 10 Janar 2021
Kryeministri Edi Rama i eshte përgjigjur komentuesve në Facebook-un e tij në lidhje me darkën e ministrave të kabinetit në një restorant të shtrenjtë në Dubai. Rama thekson se ishte një darkë pune dhe se shpenzimet janë paguar nga pala pritëse, ndersa thekson se ministrat kanë shkuar për të sjellë investime në Shqipëri. Komenti: Ne dubai pelsasin karkalecat ju mbetshin ne fyt ne lene se nuk na japin gje po me mbyllin edhe at lokal te vogel qe mbaj familjen ku te mbytem jemi ne meshir te fatit si ata femit jetima plus cfar me vjen keq jan disa servila ketu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Dyshohet se pas një grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 20-vjeçar, banor i Sarandës. 20-vjeçari me inicialet R.A, është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë. Mesohet se i riu ka katër goditje në pjesën e pasme dhe në duar. Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje. Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.
Helmohen rreth 30 persona në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Gazetari Enver Doçi raportoi për “Balkanweb” se ata janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore Shupenzë. Kanë qenë fillimisht tre pjesëtarë të një familje që janë helmuar dhe dyshohet nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza. 30 persona kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica, Hoshaten, Shupenza. Mjekët kanë deklaruar për gazetarin Doçi se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të…
Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër. Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “Bailey”. Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.
Rreshjet e vazhdueshme të shiut që kanë kapluar të gjithë vendin kanë rritur dukshëm nivelin e lumenjëve. Edhe pse deri më tani nuk është raportuar për përmbytje të sipërfaqeve të mëdha bujqësore apo objekteve, përpos një fermë në një fshat të Manastirit dhe një sipërfaqe të vogël tokë bujqësore, nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se ekziston frika se diçka e tillë mund të ndodhë, duke qenë se moti më shi do të jetë edhe ditët në vazhdim. Gjendja paraqitet më delikate tek lumenjtë në pjesën perëndimorë të vendit, andaj nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri tek…
Moti i keq ka sjellë përmbytje, por jo vetëm… Në redaksinë e Gazetës Shqiptare ka mbërritur një denoncim nga disa banorë të një pallati në rrugën e Dibrës. Shirat e rënë mesa duket i kanë dhënë “dorën e fundit” çatisë së pallatit, e cila është shembur mëngjesin e sotëm. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet urgjentisht, përpara se të ketë ndonjë humbje jete. Pamjet e sjella në redaksi janë vërtetë dramatike. “Pallati qe po ju shkruajme ndodhet rrugen e Dibres me nr.405 (ish farmacia 10).Eshte demtuar rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit. Sot në mengjes ra dhe çatia,…

