Moti i keq ka sjellë përmbytje, por jo vetëm… Në redaksinë e Gazetës Shqiptare ka mbërritur një denoncim nga disa banorë të një pallati në rrugën e Dibrës. Shirat e rënë mesa duket i kanë dhënë “dorën e fundit” çatisë së pallatit, e cila është shembur mëngjesin e sotëm.
Banorët kërkojnë që të ndërhyhet urgjentisht, përpara se të ketë ndonjë humbje jete. Pamjet e sjella në redaksi janë vërtetë dramatike.


“Pallati qe po ju shkruajme ndodhet rrugen e Dibres me nr.405 (ish farmacia 10).Eshte demtuar rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit. Sot në mengjes ra dhe çatia, siç mund ta shikoni dhe në video. Kemi njoftuar të gjitha institucinet(emergjence,bashki),të gjithë vijnë, shohin, ikin. Nuk shohim lëvizje të tjera. Dhe sot shumë erdhën. Do ketë për ne ndonje zgjidhje apo? Ndoshta kur te ndodhe ndonje humbje jete do marrin masa. Ju lutemi na ndihmoni. Kati i pestë ra, tani uji eshte ne katin e katert.Duhet urgjent nderhyrje,koha nuk pret.Kerkojme zgjidhje,jo vizita dhe foto.Kemi ne rrezik jetet e femijeve tanë”, ka qenë apeli i banorëve.



