Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Dyshohet se pas një grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 20-vjeçar, banor i Sarandës.
20-vjeçari me inicialet R.A, është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë.
Mesohet se i riu ka katër goditje në pjesën e pasme dhe në duar. Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje. Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.



