Author: almakos

Shiu intensiv ka mbushur shtratin e lumit Drin, por rrjedhja e ujit nga liqeni i Ohrit përmes Drinit, afër digës në Strugë, është minimale. Për momentin është rreth 2 metër/ kub ujë në sekondë. Nga hidrocentralet e Maqedonisë shtojnë se Shqipëria nuk i ka kërkuar ende vendit tonë të zvogëlojë sasinë e ujit që shkon në anën e tyre, në mënyrë që të zbusë përfundimisht përmbytjet në Shkodër.  EMV “Deri para një jave, liqeni ishte në vlerë minimale, që u tregua si gjendje e shkëlqyeshme për parandalimin e efekteve të dëmshme të përmbytjeve” Sot niveli i liqenit të Ohrit është…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njofton se sot 253 persona kanë rezultuar me koronavirus, ndërsa dy persona kanë humbur betejën me virusin. Njoftimi i plotë Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid!Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend. Nga 1586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid 19, ndërsa kemi dy vdekje.Qytetarë të nderuar,Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit,…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifra zyrtare lidhur me dëmet nga mot i i keq së fundmi në gjithë territorin e Shqipërisë Lajmi i mirë është se sipas Ministrisë jugu dhe rajoni qendror paraqesin një situatë drejt normalizimit, teksa edhe Lezha ka një përmirësim të dukshëm. Në Shkodër, qark që është në monitorim të vazhdueshëm ka aktualisht gjithsej 4 mijë e 80 hektarë të përmbytura, dhe asnjë familje të evakuuar. Në Pikë ka 3 banesa të pabanueshme. Ndërkaq aksi rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Në Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, teksa…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkodër, që është një ndër qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet. Rama është ndalur në Obot, që është një fshat i bllokuar nga reshjet masive të shiut, të cilat kanë shkatërruar rrugën. Gjatë fjalës së tij, numri një i Qeverisë tha se 24 orët në vijim janë më kritiket, pasi reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të lartë. Rama: Më shqetëson fakti që sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive. Pjesën tjetër do ta menxhojmë. E rëndësishme është që nuk ka banesa e bagëti të dëmtuara. Aty ku do të…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka vizituar një tjetër pikë kritike të Lezhës, e cila përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu, siç është Gjadra. I shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, Rama është shprehur se pavarësisht reshjeve masive të ditëve të fundit, pasojat e përmbytjeve në këtë zonë nuk janë aq të mëdha. “Janë bërë pastrime, se do ta shihnit ç’do të thotë përmbytje për shkak të njeriut. Me cfarë keni parë në të kaluarën, s’duhet me u qa”, – theksoi Rama. Pjesë nga diskutimet mes banorëve dhe Ramës: Banori: Uji ka mbush tokën. Rama: E di, po në 2010…

Lexo më Shumë

Ilustrim Trafiku në autostradën Veles-Shkup është ndaluar për shkak një aksidenti të rëndë trafiku në rreth 16 kilometra nga Velesi, ku qindra vetura janë duke pritur në kolonë. Nga LAM informuan se trafiku është ndërprerë nga ora 10.45 minuta, ndërsa aksidenti është realizuar para tunelit në Katllanovë. Trafiku do të jetë në ndërprerje derisa zgjatë kontrolli, ndërsa në vendngjarje ka arritur edhe policia.

Lexo më Shumë

Një 25-vjeçar maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Kukësit. Në pranga ka rënë i riu R. M., banues në Shkup, pasi Austria ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij për vjedhje me armë. Njoftimi i policisë: Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup. Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit…

Lexo më Shumë

Stuhia Filomena e cila prej ditësh ka mbërthyer Madridin, pritet të mbërrijë në Ballkan në javën e dytë të muajit Janar. Alarmin e kanë dhënë meteorologët në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, situata në Madrid është rënduar ndërkohë që pritet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së nesërme. Ndërsa më pas stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të Janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe dëbore. Zonat që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore…

Lexo më Shumë

Një 63-vjecar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka strehuar në hotelin e tij 9 prej klandestinë, që u kapen ditën e djeshme, teksa po iknin me gomone drejt Italisë. “Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë”, – thuhet ndër të tjera në njoftim. Njoftimi i policise: Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Vihet në pranga një nga…

Lexo më Shumë

13 fshatra vijojnë të jenë të izoluara prej 48 orësh në njësinë administrative të Zall Dardhës për shkak të prurjeve të shumta nga përroi i Lashkizës si pasojë e reshjeve të shiut. Të bllokuar kanë mbetur edhe disa furgonë pasagjerësh që bëjnë linjën e transportit të pasagjerëve Lurë-Tiranë drejt Kurbneshit.Dy furgonë që kishin mbetur matanë përroit pas nisjes së reshjeve, janë gjetur ditën e sotme të mbuluar plotësisht nga uji.Ndërkohë në dy HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit vazhdojnë shkarkimet.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 953 testime për Kovid dhe prej tyre 556 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 404 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 22 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 414 757 testime dhe pre tyre 86 150 persona janë prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 67 164. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2 614, kurse numri i rasteve aktive është 16 372.

Lexo më Shumë