Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 764 testime për Kovid dhe prej tyre 100 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 551 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 11 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 411 804 testime dhe prej tyre 85 594 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 592. Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 16 242.

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me stuhi kanë shkaktuar përmbytje të shumta në disa zona, por dhe rrëshqitje të dherave. Një situatë e tillë është regjistruar në fshatin Klos të njësisë Administrative Fan në Mirditë. Mësohet se nga reshjet me intensitet të lartë ka pasur rrëshqitje të dherave. Ndërkohë, këto rrëshqitje rrezikojnë prishjen e banesave. Banorët janë evakuar nga policia në Mirditë, ndërsa janë njoftuar shërbimet e emergjencës së bashkisë Rrëshen.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 673 të infektuar dhe 7 viktima nga koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 673 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 44 në…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e furgonit që aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar në vendin e quajtur “Vajkan” dhe u largua nga vendngjarja. Gjithashtu ndalohet edhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 05.01.2021 në vendin e quajtur “Vajkan”, ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi G. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit së bashku me…

Lexo më Shumë

Nazim Bushi, njeriu i dytë në Ministrinë e Brendshme, vuri maskë mbrojtëse. Nëse katër ditë më parë, nga pozita e Zëvendësministrit, së bashku me bashkëpartiakët organizuan një festë ditëlindje, për Ali Ahmetin pa maska, Bushi sot respektoi protokollet. Ne i kërkuam Zëvendësministrit të tregonte për grumbullimin në Ministrinë për Sistem Politik, por, ministri Spasovski ndërhyri. Jo, unë do të përgjigjem, sepse ai është i ndëshkuar. Ai nuk mund të përgjigjet, dhe sepse është i ndëshkuar ai tani mban maskë. Po të mos ishte ndëshkuar, ndoshta nuk do ta mbante maskë tani, dhe të gjithë që ishin ulur në atë tryezë,…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova regjistroi  321 raste pozitive me Covid-19, ndërsa 5 persona humbën betejën me virusin. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896. Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit njoftoi se ka gjobitur 413 qytetarë në 24 orët  fundit, pasi janë kapur duke lëvizur pa maskë mbrojtëse. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë ndëshkuar me  1.000.000 lekë, administratori i një subjekti që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Sipas policisë masë administrative është vendosur edhe për 5 shtetas që u konstatuan duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes. Njoftimi i plotë: Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore ende nuk e dinë se cilat doza të vaksinave kundër Covid-19 do të arrijnë të parat në vend, nga gjithsej tre forma furnizimi. Disa janë porositur për t’u blerë e disa janë premtuar si donacione. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe flet vetëm për periudhën e përafërt se kur pritet të vijnë kontingjentet e para na vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe përmes mekanizmit Covax u konfirmuan që porosia e parë e vaksinave anti kovid do të arrijnë në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Ministri Filipçe tha se gjatë vitit 2021 autoritetet planifikojnë arritjen e imunitetit kolektiv kundër…

Lexo më Shumë

Bashkia e Durrësit ka dhënë një njoftim mbi situatën me reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas njoftimit zyrtar, problemet kryesore vijnë nag dy lumenjtë Ishëm e Erzen që kanë mbushur tej kapaciteteve kanalet kulluese dhe kanë përmbytur tashmë toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në fshatin Jubë janë evakuar 2 familje kurse Rrushkull plot 10 persona. Po ashtu në Vadardhë të Sukthit janë përmbytur 4 banesa. NJOFTIMI NGA BASHKIA DURRËS NJOFTIM I RËNDËSISHËM Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen…

Lexo më Shumë

Edhe këtë vit pamjet para bankave janë të njëjta. Qytetarët me orë të tëra presin për të kryer detyrimet e tyre, edhe në temperatura nën zero. Bankat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të përgjysmuara dhe nuk e kanë në plan të ndryshojnë strategji deri në përfundim të krizës. “Vitin 2020 e përcollën duke pritur para filialeve të bankave nëpër qytete të ndryshme në vend. 2021-shin e kanë filluar në të njëjtën mënyrë. Vazhdojnë të qëndrojnë në radhë të gjata për të përfunduar punët e tyre nëpër filialet e bankave. Ndërkohë ashtu siç bënin duke qëndruar jashtë në temperatura të larta,…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme ka njoftuar gjithë qytetarët e Shqipërisë të cilët kanë nevojë për të rinovuar kartën ID ose pasaportën se qendrat e aplikimit punojnë edhe të shtunën. Njoftimi saktëson se bëhet fjalë për këtë të shtunë, data 9 janar teksa Ministria i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin. NJOFTIMI NGA MINISTRIA E BRENDSHME Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, 9 janar 2021. MB fton qytetarët që u ka…

Lexo më Shumë

Përderisa nuk dihet se kur do të rifillojnë negociatat mes Shkupit e Sofjes, respektivisht nëse të njëjtat do të mbeten pezull deri në epilogun e zgjedhjeve në Bullgaritë marsit në fqinjin lindor, Portugalia, vend që kryeson me BE-në paralajmëron se do t’i ndihmojë të dyja palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e dallimeve. Tani kemi situatë të re, çështjet e vendosura nga Bullgaria. Qëllimi im është të bisedojmë intenzivisht me qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sepse është shumë e rëndësishme t’i dëgjojmë me shumë vëmendje argumentet e palës tjetër. Kur kjo të bëhet, lehtë mund të…

Lexo më Shumë