Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaopracioni antikanabis i zhvilluar në Skrapar, ku janë ekzekutuar 22 masa sigurie. Njoftimi i plotë Finalizohet pas 7 muajsh hetime, megaoperacioni antikanabis i koduar “Gjergjova”. Ekzekutohen 22 masa sigurie, nga këto: 15 masa sigurie “Arrest në burg”, 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”, si dhe është shpallur në kërkim 1 person që nuk u gjet në banesë gjatë operacionit. Operacioni i nisur prej muajit qershor 2020 nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe SHÇBA, nën drejtimin e SPAK-ut, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer…
Author: almakos
John Alite me origjinë shqiptare tërhoqi vëmendjen në protestën e dhunshme të zhvilluar në SHBA nga mbështetësit e Trump, të cilët nuk ishin dakord për certifikimin e Joe Biden si President i ardhshëm. Në një intervistë ekskluzive për “Abc-në e mëngjesit”, Alite shpjegoi arsyen se pse vendosi të dilte në protestë i veshur kuq e zi. “Sepse në një kohë kur Shqipëria ishte një vend komunist, familja ime u persekutua nga regjimi komunist, ato u burgosën dhe si Shqipëria nuk dua ta shikoj Shqipërinë apo SHBA-në t’i kthehen komunizmit apo në një vend si Kina komuniste kur nuk ke lirinë…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se autoritetet planifikojnë arritjen e imunitetit kolektiv kundër Covid-19 përmes vaksinimit të 1 milion e 200 mijë qytetarëve, transmeton Alsat. “Përmes tre mekanizmave me nga 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë, që do të thotë 1 milion e 200 mijë qytetarë, që paraqet rreth 60 për qind të popullatës. Këto janë parashikimet aktuale për arritjen e imunitetit kolektiv. 833 mijë doza përmes Covax mekanizmit, 800 mijë doza përmes kontratës direkte me Pfizer dhe 800 mijë doza tjera për çka tashmë kemi aplikuar dhe kemi marrë mbështetje nga…
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj prokurorin Arjan Ndoji, që u bë më 1 nëntor të 2019 në Shkozet të Durrësit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanËeb” se në përfundim të hetimeve SPAK ka marrë të pandehur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn. Dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit. Më 1 nëntor 2019 një atentat iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si ipërfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
I pyetur për kërkesat e gastronomive që lokalet e tyre të punojnë deri në orën 23:00, ministri Filipçe në konferencën e sotme për shtyp para Klinikës Gjinekologjike tha se çfarëdo ndryshimi në masat për parandalimin e Covid-19, do të shqyrtohet pas 21 janarit. “Kërkesa është e logjikshme, dhe do ta shqyrtojmë në mbledhjet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Kjo masë thamë se do të zgjatë deri me 21 janar, kur praktikisht edhe përfundojnë festimet, pas çka automatikisht këto objekte do të kthehen të punojnë deri në ora 21:00, por do të shqyrtojmë kërkesën e tyre. Çfarëdo që do të vlejë…
SPAK jep informacion zyrtar për 23 urdhër-arrestet në Skrapar dhe bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të kultivimit të kanabisit. Në njoftim thuhet se në aktivitet kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë, nga shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotko apo kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj. Gjithashtu urdhër-arreste ka dhe për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro. Janë evidentuar 28 episode të kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar në total 5045 bimë narkotike 176 kg e paketuar. NJOFTIMI NGA SPAK “Lidhur me hetimet e kryera për procedimin penal…
Gjatë 24 orëve të fundit (07/08.01.2021 ) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 203 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga Cvoid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia Covid-19.
Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë, Berlini njofton se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, mendoj se Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes luksin që edhe ky vit, 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë për MIA-n, në të cilën Dimitrov mes tjerash foli për bllokadën bullgare si dhe procesin e zgjerimit të BE-së. “Portugalia nuk është gjeografikisht afër nesh, është e qartë se kjo perspektivë në një farë mënyre ndikon në përparësitë e Portugalisë, etj. Në ish funksionin tim…
ARRSH ka dhënë njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug të vendit. Në njoftimin zyrtar thuhet se në veri të vendit ka pasur reshje bore gjatë natës, teksa rrugët Dedaj-Razëm dhe Bajram Curri-Valbonë janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa problem. E njëjta situatë edhe me segmentet Fushë-Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin ku ka pasur rënie gurësh në rrugë prej shiut, por qarkullimi vijon normalisht. Sa i përket rajonit jugor, rënie gurësh ka pasur në akset Berat-Ccorovodë dhe Patos-Ballsh por edhe tek këto qarkullimi vijon pa probleme pas ndërhyrjes për pastrimin e rrugëve. Më problematike mbetet aksi Qukës-Pishkash…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në datat 05, 06 dhe 07 janar të vitit 2021, njësitë organizative për kontrollin dhe rregullimin e trafikut pranë MPB-së në territorin e të gjithë vendit kanë sanksionuar gjithsej 1436 shoferë të cilët nuk respektonin rregullat në trafik. MPB shton se 237 sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpjetësisë së automjetit, 87 për drejtim të automjetit të paregjistruar, 192 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shoferi. 50 gjona janë vendosur për vozitje nën ndikimin e alkoolit, kurse 178 për parakalim të paligjshëm.
Një ditë pas aksidentit me vdekje në Durrës të punonjëses së Portit Arkineda Haskasa është arrestuar shoferi i trajlerit. Policia bën me dije se shoferi është F.K, 39 vjeç me banim në Malishevë të Kosovës i cili në ambientet e portit shtypi me trajlerin e tipit ”Man” 25-vjeçaren. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Sallmone, pasi ka ushtruar dhunë fizike…
Dy ditë pas zgjedhjeve vendore në Dibër, më 13 janar 2016, shefi i komisariatit në qytetin verilindor, Robert Aga, informohet se një person nga njësia administrative Kastriot ka bërë një video komprometuese dhe është nisur drejt Tiranës për ta dërguar në një televizion. Sipas informacionit që merr Aga, kameramani amator ka udhëtuar fillimisht me furgon drejt fshatit Shupenzë të Dibrës dhe më pas ka hipur në një automjet “Benz” me persona të tjerë dhe pasi ka kaluar Qafën e Buallit, është rrugës për në Tiranë. I alarmuar, Aga lidhet me një punonjës të policisë rrugore të Matit dhe i kërkon…

