Shefja e Survejancës në ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se vendi ynë është larg imunitetit të tufës përballë pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë për ‘Neës24’ Tomini tha se këto ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje të rasteve me COVID. Duke u ndalur tek masat anti-covid të vendosura nga qeveria para festave të fundivitit, Tomini tha se efektet e këtyre masave do të shihen në javët në vijim. “Edhe nga të dhënat e deklaratat e MSH-së, ju keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive. Që pas fillimit të kësaj jave kemi pasur…
Author: almakos
Termocentrali i Osllomesë nuk e pranon përgjegjësinë për ndotjen e Kërçovës, përkundër faktit se qyteti dhe rrethina e tij kanë qenë ndër pesë vendet më të ndotura në vend për vite me radhë. Biologët nga Kërçova alarmojnë se ndotja ndodh për shkak të funksionimit të centralit kur është në funksion. Nga Elektranat e Maqedonisë, nën juridiksionin e të cilave është edhe Osllomeja, pranojnë se qymyri përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilin janë të vetëdijshëm se nuk është lëndë djegëse ekologjike. Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV): “Por, duke pasur parasysh sasinë e vogël të qymyrit që ka…
Në 24 orët e fundit vetëm në kryeqytet janë sanksionuar 196 shoferë, 27 prej të cilëve për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 20 nuk kanë poseduar leje për vozitje, 10 për automjete të paregjistruara, 14 persona janë dënuar për shkak se gjatë vozitjes kanë përdorur telefona celularë, 5 sanksione për shoferë të cilët nuk e kanë respektuar semaforin, gjegjësisht kanë vazhduar vozitjen edhe kur ai ka qenë I mbyllur. Nga policia kanë paralajmëruar se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe më tej.
Moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën. Reshjet e shiut të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rënë me intensitet të lartë, kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Kosovës. Situatë më e rënduar paraqitet në Rrafshin e Dukagjinit. E një situatë e tillë pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim. Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në IHMK theksoi se pritet që të ketë sërish reshje shiu në ditët në vijim. “Sipas parashikimeve tona pritet që përsëri ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin por më të theksuara përsëri në Dukagjin, prandaj këto…
Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka qenë dje në qarkun e Durrësit, për të parë nga afër situatën e fundit të shkaktuar nga reshjet e shumta të shiu. Ekonomi u ndal edhe në hidrovorin e Hamallajt, i rikonstruktuar sëfundmi pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Strukturat e Drejtorisë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit janë të gjitha në gatishmëri. “Reshjet intensive të këtyre ditëve, na bënë të lëvizim në të gjithë territorin e vendit për të parë nga afër se si është situata në përballimin e reshjeve të shumta që kanë rënë këto ditë. Në Hamallaj, nga afër po ndjekim veprimtarinë…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur në një lidhje telefonike nga Shkodra për situatën e reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona. Peleshi tha për Neës24 se situata është në përmirësim pasi nuk ka reshje aktualisht dhe uji ka një tërheqje për shkak dhe të erës. Sipas tij, menaxhimi i kaskadës dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese ka bërë që të shmanget një situatë si e vitit 2010. “Në njësinë Ana e Malit, në fshatin Obot e njëjta situatë si dje. Ka një përmirësim të lehtë, disa cm rënie të nivelit dhe për shkak të erës që po fryn, ujërat do…
Gjykata e Sarandës ka dënuar dje me 16 muaj burg një të ri të akuzuar për “vjedhje” dhe “ngacmim seksual”. Kristaq Mitro u dënua me 6 muaj burg për “vjedhje” dhe 20 muaj burg për “ngacmim seksual”. Pasi bashkoi dënimet, gjyqtari Fatmir Ndreu e dënoi atë me 24 muaj burg dhe për shkak te gjykimit të shkurtuar i uli 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 16 muaj burgim. NGJARJA Në datën 08.04.2020, shërbimet e Policisë Gjyqësore në stacionin e Policisë Livadhja janë njoftuar se në fshatin Neohor të Bashkisë Finiq kanë vjedhur banesën e shtetases Janulla Grigor Shozho.…
Aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian e ka marrë Portugalia, por ndryshe nga shtetet e tjera ky shtet nuk e ka në plan të parë zgjerimin e BE-së. Edhe pse në shikim të parë duket se Portugalia nuk e ka prioritet Ballkanin Perëndimor, sistemi i BE-së nuk e lejon një përjashtim të tillë, sepse puna e Komisionerit për Zgjerim vazhdon të mbetet aktive për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet kandidate. Nga përvoja e deritanishme e BE-së, Portugalia do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë si paraardhëse dhe Slloveninë si pasardhëse. Këto dy shtete të…
Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa disa zona janë përmbytur. Ndonëse reshjet përgjatë ditës së djeshme kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie. Po ashtu bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. BalkanËeb mëson se në disa prej këtyre banesave uji ka depërtuar brenda,…
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë për ‘Neës24’ deklaroi se ka një rënie të ndjeshme të nivelit të ujerave, për shkak ndërprerjes së reshjeve të shiut. Sipas Çakos deri më tani në Lezhë, atje ku ai është aktualisht, nuk paraqiten problematika në banesa dhe biznese. Mes të tjerash Çako tha se lumi Drin ka pësuar rënie të prurjeve, duke rënë me 40-50 cm. Çako tha se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo situatë. “Ka një ndikim të dukshëm të rënies së nivelit të ujërave në përgjithësi. Është monitoruar dhe po monitorohet intensivisht nga strukturat…
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është mbledhur, për situatën e reshjeve të dendura të shiut në vendin tonë që kanë paraqitur probleme në disa prej qyteteve. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka funksionuar më së miri i gjithë zinxhiri i emergjencave. “E bëj këtë takim për të adresuar situatën e reshjeve në fund të ditës së sotme, ndërkohë që gjatë gjithë ditës dhe më parë sesa ditës së sotme, ka funksionuar më së mirë i gjithë zinxhiri i emergjencave dhe duke qenë se për arsye pune nuk kam qenë fizikisht në Shqipëri, zv/ kryeministri që e ka ndjekur këtë proces, më…
Edhe pse në kohë pandemie dhe në një krizë ekonomike të fortë, abuzimi i frikshëm me tenderët në Shqipëri nuk ndalon, duke shpallur fituese kompanitë që ofrojnë mbi 30% më shumë se ofertat më të ulëta. News24 ka zbuluar dokumentet ku ARRSH drejtuar nga Ergys Verdho përfshihet në një skandal të përmasave të mëdha ku brenda pak ditësh ka shpallur fituese të dy tenderëve për ndërtimin e rrugëve kompanitë që kanë ofruar mbi 10 milionë dollarë më shumë se ofertat më të ulëta. Për tenderin e mbikalimit që do të lidhë “Unazën e Madhe” të Tiranës me autostradën Tiranë-Elbasan, ARRSH…

