Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar hiprokizi deklaratën e Bashës dje ku dënonte dhunën në Uashington, në një kohë ku sipas tij inkurajon dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet. Veliaj i është drejtuar Bashës përmes një postimi në rrjete sociale, duke u shprehur se demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta. “Është hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe të inkurajosh sistematikisht dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet. Demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta Luli! Me shpresë këtë humbje të 5-të në 25 Prill e mbyll pa e djegur kryeqytetin”, shkruan Veliaj.
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 049 testime për Kovid dhe prej tyre 166 kanë rezultuar pozitivë me virusin, ose 16 për qind e testeve të kryera. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 416 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 10 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 411 040 testime .
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë politike do të kenë dhjetë ditë në dispozicion për të bërë fushatë. Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ-ja vendosi që fushata për zgjedhjet të nisë më 3 shkurt dhe të përfundojë më 12 shkurt, 2021. Po ashtu, në këtë mbledhje u vendos që aplikimi i subjekteve dhe kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme, të nisë më 8 janar dhe të përfundojë më 16 janar. Ndërkaq, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotime do të mbahet më 1 shkurt.…
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Rama dhe Erdogan duket se instrumentalizojnë njëri-tjetrin, kurse shtoi se kreu i qeverisë shqiptare luan me dy porta, përpos se me Europën, edhe me shtetin turk. Në lidhje me pritjen madhështore që Erdogan i kishte rezervuar Ramës, Lubonja beson se lideri turk nuk e ka bërë për shkak se ka respekt për kryeministrin shqiptar, por se ka interesat e tij. “Unë jam për miqësinë me popullin turk, sepse ka traditë historike, qoftë feja myslimane ndikon. Kjo pritje nuk ka të bëjë me miqësinë e vjetër, por ka…
50 mijë euro janë sekuestruar nga policia Kufitare e Kakavijës, pas një kontrolli të ushtruar në makinën e një shtetasi fierak. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky…
Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të caktuara për 14 shkurt, të zhvillohen sipas standardeve evropiane. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse. “Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero. Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:Janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në…
Të krishterët ortodoks në vendin tonë festuan Lindjen e Krishtit. Liturgjitë u mbajtën në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse. Liturgjia qendrore u mbajt në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Nga këtu kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan Stefani mbajti liturgjinë për Shën Vasilin e Madh. Me këtë rast, kryepeshkopi në mesazhin e tij dërguar besimtarëve ortodoks, ka uruar paqe dhe bekim nga Zoti. Ai mes tjerash shtoi se gjendja me pandeminë të cilën e përjeton e gjithë bota, ka dëshmuar se sa i pafuqishëm është njeriu, përkundër gjithë vetëbesimit të tij dhe përkundër të gjitha arritjeve…
Në Strugë, spitali modular për pacientët me Kovid 19 duhet të vihet në funksion, e shumta, deri në fund të janarit. Por mungojnë infermierë, personel teknik dhe mjekë. Personeli aktual nuk do të mundet të plotësojë tërësisht nevojat e Qendrës së re për Kovid, paralajmërojnë drejtuesit e spitalit. Aktualisht në spitalin e Strugës, në mungesë të një reparti infektiv, reparti i mjekësisë interne dhe i fëmijëve janë ripërshtatur në qendra kovid. E shihni se po ndërtohen barakat modulare, kështu që edhe për këtu do të duhet personel. Ndikimi do të jetë më i madh atje me personelin dhe ilaçet. “Problemi…
Vijojnë kontrollet e autoriteteve për respektimin e masave antiCOVID. Policia e Shtetit njofton se në 24 orët e fundit se 427 shtetas janë ndëshkuar për moszbatim të masave anticovid. Në njoftimin për mediat, policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar…
Në kohën kur pritej që Qeveria të dalë me strategji të re për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov paralajmëron “pushim”, deri sa të mbarojnë zgjedhjet në fqinjin lindor. Madje ashtu siç bënë thuajse të gjithë paraardhësit e tij gjatë krizave në integrimin euro-atlantik të vendit, edhe Dimitrov në intervistë për MIA përsëriti se “Tani është koha të fokusohemi në reformat e brendshme”. Zgjedhjet parlamentare në Bullgari do të mbahen më 28 mars. Një pjesë e forcave politike bullgare dëshirojnë që këtë çështje ta shfrytëzojnë në fushatë. Nuk mendoj se do të ndihmojmë nëse përfshihemi…
Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 41 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim prej 5 muajsh për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi me iniciale L.A, nga Pogradeci më 6 gusht të 2020 së bashku me një person tjetër kanë qenë duke transportuar 32 kg kanabis në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kufirit jeshil. NJOFTIMI NGA POLICIA Librazhd Vijon operacioni “Dragostunja”. Kapet dhe ndalohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin…

