Të krishterët ortodoks në vendin tonë festuan Lindjen e Krishtit. Liturgjitë u mbajtën në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse. Liturgjia qendrore u mbajt në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Nga këtu kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan Stefani mbajti liturgjinë për Shën Vasilin e Madh. Me këtë rast, kryepeshkopi në mesazhin e tij dërguar besimtarëve ortodoks, ka uruar paqe dhe bekim nga Zoti. Ai mes tjerash shtoi se gjendja me pandeminë të cilën e përjeton e gjithë bota, ka dëshmuar se sa i pafuqishëm është njeriu, përkundër gjithë vetëbesimit të tij dhe përkundër të gjitha arritjeve dhe njohurive të tij. Gjatë liturgjisë qendrore në Katedralen e Shkupit, kishte numër të madh të besimtarëve, mes të cilëve vëreheshin edhe qytetar pa maska por edhe pa u respektuar distanca dhe protokolli anti Covid.
Data 04.08.2026
Aktuale
- Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
- Lajmet për Ballukun/ Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeten dot shtatzënë për t’i shpëtuar drejtësisë
- U shpall ‘non grata’ për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon për TCH Bekir Halimi: Jam në pritje të shtetësisë shqiptare, deri atëherë jam subjekt vetëm i ligjeve të shtetit tim
- Aeroporti i Vlorës në ngërç prej konfliktit të Behgjet Pacollit me Valon Ademi, Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës
- Spanja: Hyrja e parregullt përmes Ceutës dhe Melillës nuk jep akses në Evropë
- (VIDEO) Shqipëria shpall “Non grata” dy shtetas të RMV-së
- (VIDEO) Gjidhënia ekskluzive për gjashtë muaj është jetike për foshnjat
- (VIDEO) 7 pacientë me simptoma të Etheve të Nilit Perëndimor




