Regjistrohet një numër rekord testimesh nga Covid 19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 3906 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 725 persona. MSH njoftoi po ashtu se në 24 orët e fundit pati edhe 7 humbje jete. Viktimat janë: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç. NJOFTIMI I PLOTE Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë…
Author: almakos
Kolegu i Kujtim Prodanit që u nda sot nga jeta në moshën 57-vjeçare pasi humbi betejën me Covid kujton premtimin që kantautori i kish bërë.Përmes një statusi të shkurtër në Facebook, Gjergj Leka shprehet se Prodani i kish premtuar që do iknin bashkë nga jeta pas të 70-ve dhe se me këtë ikje të parakohshme ia ka prerë krahët. STATUSI I GJERGJ LEKËS O Kujtim si keshtu….. E kishim lene te iknim pas shtatedhjetave, me mend ne koke e piano me vete…..Na preve krahet.
Me numër të reduktuar të besimtarëve në distancë dhe me maska, në Kishën e madhe në Shkup u festua Buzmi. Kumbari i këtij viti i manifestimit ishte epidemiologu Nikolla Panovski i cili i porositi qytetarët të kenë durim dhe të shpresojnë që ky vit do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi. “Çdo ditë do të jetë më e lehtë se dita e mëparshme. Vetëm edhe pak durim që të mos e prishim punën në fund. Do të kemi një vit më të mirë dhe vitin e ardhshëm do të mblidhemi ashtu siç i ka hije Buzmit, këtu…
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID-19 të kantautorit 57-vjeçar Kujtim Prodani. Margariti thotë se nuk gjen fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjen nga humbja e parakohshme e djalit që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës. Ajo shton se ëshët shumë herët për t’u ndarë nga miku i mirë i të gjithëve, Kujtim Prodani. STATUSI NGA ELVA MARGARITI Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim…
Punonjësit e turizmit besojnë se pa të ashtuquajturat pasaporta të Kovidit ose kartat e vaksinimit, nuk do mund të imagjinohen udhëtimet turistike, pas hapjes së kufijve dhe tejkalimit të krizës me kovid 19. Unë jam i bindur se do të ketë kartë vaksinimi, me të cilën do të dihet nëse njerëzit e kanë kaluar kovidin, me të gjitha analizat serologjike, me numrin e antitrupave, igm. Do të ketë të dhëna edhe për vaksinimin- deklaroi Diell Agolli – pronar i apartamenteve private. Ai thotë se vendi konsiderohet si një ndër destinacionet më të lira në krahasim me shumë vende tjera dhe…
Këngëtari Elton Deda reaguar për vdekjen e mikut të tij të ngushtë, kantautorin Kujtim Prodani live në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 vetëm disa çaste pasi ai u nda nga jeta prej COVID-19. Deda thotë se lajmi është i pabesueshëm dhe i frikshëm, teksa thekson se Prodani ishte qytetari ideal, pa asnjë ambicie të keqe, dhe dëshirë kishte vetëm të luante muzikë. Herën e fundit që Deda e ka parë ka qenë para 3 javësh ose 1 muaji, teksa kujton se ishte me shokë në një tavolinë dhe e ka ftuar Prodanin të bashkohej, por ai nuk donte dhe qëndroi në…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kolicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski të përgjigjet se kush kërkoi nga ai mendim mbi propozim-Ligjin për shtetësi. Opozita kërkon edhe përgjigjen e Qeverisë dhe BDI-së për këtë qasje sipas tyre shoviniste ndaj propozim-ligjit për shtetësi. Siç duket Qeveria LSDM-BDI bashkë me vllazërim-bashkimin e ish Jugosllavisë të kamufluar tani me slloganin “Një shoqëri për të gjithë” po na risjell edhe mendësinë moniste me të gjitha tiparate e saja. Ashtu si në kohën e komunizmit kur kërkesave legjitime të shqiptarëve u përgjigjej UDB-ja, njësoj edhe sot, punës që duhet t’i përgjigjet Parlamenti, i përgjigjet…
Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri. Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka folur mjeku, Arjan Mezini. Mjeku shprehet se në spitale situata paraqitet më e lehtësuar dhe se pritet një rritje e rasteve në gjysmën e dytë të Janarit. “Do të ketë një shtim të rasteve por jo në ato shifra që pamë në Nëntor apo fillim Dhjetori. Vërejmë dhe nëpër spitale shtrimet janë ulur ndjeshëm. Rastet që shtrohen nuk i kalojmë 5-7 maksimumi në një ditë të caktuar deri në 10. Kurse para një muaji shkonte deri në 40. Kjo më…
Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan në web, ku thuhej se Klodian Rasha dhe efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj i cili e qëlloi me armë për vdekje, njiheshin më parë. Gazetarja Klodiana Lala pohon se organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Klodian Rasha dhe efektivi i Shqiponjës nuk njiheshin më parë. Prokuroria nga java tjetër pritet që të mbyllë hetimet dhe të dorëzojë dosjen në gjykatë. Ndërkohë do të bëhet edhe komunikimi i akuzës për të pandehurin Hajdaraj. Ndërsa për armën e gjetur në zonën ku u vra 25-vjeçari vazhdojnë hetimet.
Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi për “360 gradë” thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim merr përgjegjësi të plotë dhe fton institucionet që të shqiptojnë dënime për personat që shihen në fotografi pa maska. “Reagimet e publikut ndaj fotografisë pa maska janë të justifikuara, mendoj se kemi bërë një gabim për një moment dhe me publikimin e kësaj foto kemi dërguar mesazh të gabuar në lidhje me nevojën për mbrojtje personale. Përveç kujdesit për veten dhe familjen tonë, së bashku me shëndetin publik, si përfaqësues të zgjedhur ne angazhohemi për të qenë shembull dhe…
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit, të cilat u ekzekutuan nga Përparim Ademi. Motra e viktimave tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ se sherri mes tyre ndodhi pasi Zhaneta kishte krijuar një lidhje të re. Po ashtu ajo tha se ato ishin zënë për këtë fakt, pasi dhe djali që Zhaneta kishte me Përparimin, i kishte treguar babait ngjarjen. “Ato pretendojnë se motrat kanë punuar për këtë shtëpi. Nuk e di se çfarë kërkojnë të pretendojnë. Kam qenë vetë prezentë kur Kristo që punonte me të atin…

