Author: almakos

Policia e Kavajës ka arrestuar një 55-vjeçar të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Gjykata Speciale ka vendosur që të lërë në paraburgim dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn. Nicolas Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht. Mbrojtja e Gucatit kishte propozuar tri kushte për lirimin e kryetarit të OVL-së së UÇK-së nga paraburgimi. Kushti i parë ishte që ai të mos hyjë në Prishtinë, i dyti ishte që ai të ketë vetëm një pajisje elektronike për komunikim ku do të kishte qasje edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe kushti i tretë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë u regjistrua  mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Vajkan” në aksin rrugor Fier- Lushnje, ku një 50-vjeçar u gjet i vdekur në anë të rrugës. Mësohet se viktima është babai i tre fëmijëve. Ai punonte si roje në një subjekt privat dhe mësohet se kthehej nga puna për në shtëpi. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kanë gjetur trupin anës autostradës në kanal. Pranë trupit ka pasur edhe pjesë të një automjeti që mendohet që e ka përplasur. Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit duke marrë edhe kamerat…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 52 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 345 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat. Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 32 persona. Nga dy pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe nl Klinikën e Gastroenterohepatologjisë. Në Klinikën e Neurologjisë janë pranuar gjashtë pacientë. Pesë pacientë janë pranuar në institutin e TBC-së, katër në Klinikën e Dermatologjisë dhe tetë në Klinikën e Nefrologjisë. Pesë pacientë janë pranuar…

Lexo më Shumë

Policia në Fushë Krujë ka arrestuar një 43 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjec. Sipas policisë, u ndaluan shtetasi K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 224 gjoba në trafik. MPB njofton se 20 gjoba janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 21 për vozitje pa patentë shoferi, 18 për automjete të paregjistruara dhe me defekt teknik, 12 sanksionet për drejtimin e makinës nën ndikimin e alkoolit, 10 për përdorimin e telefonit celular, 6 për parakalim të paligjshëm dhe devijimin dhe 8 gjoba janë vendosur për kalim në semafor të mbyllur (në dritë të e kuqe). Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë. Raportohet se viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur shtetasi Gëzim Gjyrdyku. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan. Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Për shkak të festave të Krishtlindjeve, Ndërmarrja Publike Qarkulluese njofton se transporti publik në kryeqytet do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës. Sot, sportelet për nxjerrje të biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën e Transportit Publik do të punojnë si zakonisht nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në 13 të pasdites. Të enjten, për Krishtlindje, zyrat e biletave nuk do të funksionojnë.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së martës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për  se është qëlluar në drejtim të makinës së Eduart Picës. Njoftimi i policisë: Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.  Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme u kujton qytetarëve se është e ndaluar organizimi dhe mbajtja e festimeve dhe ahengjeve në vende dhe zona publike, si dhe organizimi dhe mbajtja e çdo lloji tjetër festimesh dhe tubimesh në ambiente ​​të hapur dhe të mbyllur nga individë apo kompani, veçanërisht deri më 21 janar të vitit 2021. Ministria e Brendshme informon se këto ndalime dhe kontrollet e shtuara për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga COVID 19, e që shkaktohet nga SARS COV 2. – Me qëllim të respektimit të plotë të dekreteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Ministria e…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, e ka akuzuar shumicën parlamentare për sjellje kontrabandiste gjatë zgjedhjes së anëtareve të Komisionit Antikdiskrimin. Deputetët e VMRO-së thonë se shumica pengoi debatin mbi listën e anëtarëve të propozuar në këtë komision. “Si deputetë të VMRO-DPMNE-së, qartë dhe zëshëm reagojmë se gjatë kësaj përzgjedhje nuk janë respektuar disa segmente të rëndësishme. Po ashtu mund të konstatojmë se bëhet fjalë për kandidat partiak, të zgjedhur dhe selektuar në shtabet e LSDM-së të cilët nuk kanë asnjë përvojë pune në këtë sferë”, thuhet në kumtesën e deputetëve të VMRO-së, ku shtohet se mes kandidatëve të zgjedhur ka edhe…

Lexo më Shumë

Anila Denaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, i është përgjigjur shkurtimisht Metës për marrëveshjen e Huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum. Pavarësisht se ajo premton se nesër do i përgjigjet Presidentit me fakte kokëforta, Denaj konstaton se Meta gabon nga fillimi në fund. Ministrja thekson se nuk ka pasur negociata për marrëveshjen pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë. Ajo shton se një pjesë e huasë është rialokuar nga një objekt në tjetër, brenda të njëjtës zonë gjeografike tekas Fondi Saudit i Zhvillimit thjesht ka rënë…

Lexo më Shumë