Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë shtruar edhe 7 pacientë të cilët dyshohet të jenë të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Siç bëri me dije drejtori i Klinikës Fadil Cana, tek këta pacientë ende nuk është konfirmuar në mënyrë laboratorike se janë me virusin e Nilit, por egziston siç tha teoria e propabilitetit që të jenë me këtë virus. Rezultatet zyrtare të tyre, shtoi se do të dalin ditët në vijim.
Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive
“Në klinikën për Sëmundje Infektive ka të hospitalizuar edhe 7 pacientë tjerë, të cilët llogariten si pacientë te të cilët dyshohet se përshkak të gjendjes klinike të tyre dhe laboratorisë paraprake llogariten se edhe këto pacientë ekziston teoria e probabilitetit të jenë të infektuar nga ethet e Nilit Perëndimor. Tek këto pacientë në vijim janë metodat diagnostifiikuse laboratoriketë cilat pritet ditët në vijim edhe megjithëse përpkrah laboratorisë është metodë e cila këkron kohë për diagnostifikim. Pacientët e njejtë janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe trajtohen si të jenë të përdëftuar në mënyrë laboratorike”.
Ndërkohë 10 pacientët e tjerë që janë të shtruar në këtë klinikë, Cana njoftoi se po trajtohen në repartin për sëmundje nervore të sistemit nervor qëndror. Kurse 3 pacientëtqë janë në ventilim mekanik, gjendja e tyre shëndetësore theksoi se mbetet e pandryshuar.
Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive
“Gjendja aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive, janë të hospitalizuar 10 pacientë, te të cilët është përdëftuar në mënyrë laboratorike prezenca e etheve të Nilit Perëndimor. Nga këto 10 pacientë, 3 janë në gjendje kritike dhe gjendjen në ventilim mekanik”.
Ndërsa në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është evidentuar një rast i ri i dyshuar, po kryhen ekzaminimet e nevojshme për konfirmimin laboratorik ose përjashtimin e sëmundjes.
Emine Ismaili /SHENJA/



