Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot në SPAK një tjetër kallëzim për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nënkryetarin Arbian Mazniku dhe Këshillin Bashkiak. Në një prononcim për mediat, juristja e Aleancës, Adriana Kalaja deklaroi se kanë kallëzuar krijimin e shoqërisë aksionare të ndërtimit, duke akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas Kalasë, kjo shoqëri vepron kundra ligjit dhe se shmanget me këtë rast konkurrenca në treg. Në emër të Aleancës, Kalaja tha se gjë e nisur në raport me ndërtimin e teatrit të ri, është vepër penale. “Ne e kemi parë si vepër penale. Nuk mund…
Author: almakos
Propozim Ligji për regjistrimi i popullsisë sipas të cilit parashikohet që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit për më shumë se një vjet të regjistrohen si banorë jo-rezident, sipas kryeministrit Zoran Zaev nuk do të ndikoj në procesin zgjedhor. Ai sqaron se këto qytetarë do të mund të votojnë në diasporë, në rast se paraprakisht janë regjistruar për ta realizuar të drejtën e tyre të votës, ose në të kundërtën u mbetet që të votojnë në vendlindje, por megjithatë asesi nuk e humbin të drejtën e tyre të votës. “Gjithsesi se jo,…
Bashkëshortja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë.Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘Balkanweb’ Dorjana Bezat, Vjollca Ademi ka hedhur poshtë akuzat për trafikimin fëmijësh nga bashkëshorti i saj, ndërsa theksoi se familja e dy viktimave duan që t’i marrin shtëpisë. Mes të tjerash ajo tha se ka marrë kërcënime nga familja e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit. “Kam kërkuar mbrojtje nga shteti. I kanë ardhur fëmijët që në 5 e gjysmë të mëngjesit. E kanë bërë copa nga këmbët, kam bërë kallëzim…
Nga sot rikthehet ora policore duke nisur nga 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Ditën e sotme po ashtu ka nisur mësimi online për studentët në Universitete, ndërsa për sistemin parauniversitar shkolla do të startojë më 11 janar. Vendimi në fjalë erdhi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19. Për 12 ditë me radhë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar, Komiteti i Ekspertëve vendosi që të kufizonte lëvizjet e qytetarëve, duke vendosur orën policore nga 20:30 deri në 06:00. Përjashtim nga ky rregull kanë bërë të gjithë ata persona që kanë lëvizur…
Gjatë 24 orëve të kaluara (04/05.01.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 292 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 151 gjoba, prej të cilave 13 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, , 15 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 5 gjoba për vozitje në gjendje të dehur, 8 për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes si dhe dy gjoba të tjera për kalim në të kuqe. Nga MPB-ja njoftojnë qytetarët se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim,…
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 2 deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 6 deri në 13 gradë Celsiusë. Edhe në Shkup e rrethinë moti do të jetë me vranësira. Temperatura minimale do të ulet deri në 0 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 9 gradë Celsiusë.
Kryeministri Rama i përgjigjet përmes Twitter-it reagimeve nga zyra e Presidentit Meta për “ngërcin” e krijuar për miratimin e marrëveshjes së huasë saudite për projektin e rrugës Orikum-Vlorë. Rama shprehet se arsyet e artikuluara prej Metës janë për të qeshur e qarë njëkohësisht, ndërsa shton se i ka dërguar këtij të fundit sqarime dhe se do presë deri sa t’i lexojë. STATUSI I PLOTEKryeministri Rama në Twitter: Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e…
Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me akuzat e këtij të fundit se Ilir Meta si President bllokon projektin e rrugës Vlorë-Orikum. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka publikuar një shkresë duke theksuar se në disa raste Meta ka kërkuar informacionev nga Ministria e Financave dhe ajo e Jashtme lidhur me marrëveshjen e huas me Fondin Saudit për Zhvillim. Sipas Blushit, shkelja qëndron në faktin se nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Presidenti, për të negociuar termat financiarë të kësaj marrëveshje huaje. Në reagim theksohet se kryeministri synon që në shkeljet e…
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua pasdite ceremonia e betimit të dy anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj.Olta Xhaçka dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Niko Peleshi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”. Presidenti i Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta u dorëzoi dekretet…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 761 teste të kryera 106 persona kanë rezultuar pozitiv dhe atë: Shkup-72, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-5, tetove-3, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-6, Strumicë-5, Radovish-1, Koçanë-1, Berovë-1 dhe Resnjë-1. Ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 20 pacientë, katër nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Dibra, dy nga Prilepi, dy nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Kavadari, tre pacientë nga Gostivari, një nga Kriva Pallanka, një nga Krusheva, një nga Vallandova dhe dy nga Negotina. Nga Instituti i Shëndetit Publikë gjithashtu njoftojnë se janë shëruar 60 pacientë.
Një ngjarje e pazakontë është regjistruat mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 33-vjeçare ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Korçë, ku në pranga ka rënë nje grua 33 vjeçe, banuese në Durrës. Mësohet se e reja, për arsye ende të paqarta ka rrahur vjehrrën M. A., 63 vjeçe, kunatin E. A., 37 vjeç, dhe vajzën e saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake. Njoftimi i policisë Korçë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin…

