Author: almakos

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala, i cili u arratisur mëngjesin e sotëm nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende.

Lexo më Shumë

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga krimi horror i ndodhur në Itali, ku çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, u gjetën të vrarë dhe copëtuar brenda disa valixheve. Mediat fqinje raportojnë sot se e arrestuara si autore e krimit të rëndë, ish e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, ka fajësuar për ngjarjen horror Taulant Pashon. “Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vrau, ishte Taulanti”, ka thënë Kalesha gjatë një bisede me të dashurën e vëllait të saj, Gaia, teksa kjo e fundit…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë 800.000 vaksina kundër Kovid-19, nga prodhuesi Fajzer nga të cilat 5850 do të mbërrijnë në shkurt, informon. “Marrëveshja është definuar në mëngjesin e sotëm në bisedë telefonike të ministrit Filipçe dhe përfaqësuesit të lartë të kompanisë prodhuese të vaksinave kundër Kovid-19. 5850 dozat e para të vaksinave të Fajzerit do të mbërrijnë në shkurt, pastaj vijon dërgesa ne sasi më të madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 në mënyrë shtesë do të konfirmohet”, bëri të ditur në mëngjesin e sotëm Ministria e…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (03/04.01.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 439 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë apel për respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Politikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave kufizuese për koronën pas 10 janarit. Po sa do të zgjasë lockdown-i? “Për shkak të shifrave ende shumë të larta, është e nevojshme që masat dhe kufizimet të zgjaten edhe më tej,” tha Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn. Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv është arritur numri maksimal i pacientëve me korona . Dhe tani duhet të zvogëlohet numri i infeksioneve dhe të mbahet në nivele sa më të ulëta për një periudhë më të gjatë kohore. “Kjo është më mirë sesa t’i lirojmë masat shumë herët dhe të përballemi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) Zharko Karaxhoski ka rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Informacioni është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku njoftojnë se Kraxhoski për momentin ndjehet mirë dhe mbetet në izolim shtëpiak. Në izolim është edhe bashkëshortja e tij. “Sipas anketës epidemiologjike, Karaxhoski ditëve të fundit nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë të familjes, kolegëve nga Instituti i Shëndetit Publik, por as edhe me anëtarët e tjerë të Komisionit për Sëmundje Infektive”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Nga 1525 teste të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 237 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa 8 pacientë kanë humbur betejën. Ndërkohë që edhe sot numri i të shëruarve është shumë i lartë në krahasim me numrin e të infektuarve. Janë shëruar gjithsejtë 460 pacientë. “Në 24 orët e fundit janë kryer 1525 teste prej të cilave 237 kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë në Shkup-123, Kumanovë15, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-7, Strugë-11, Veles-5, Manastir-5, Ohër-13, Kvadar-11, Gjevgjeli-6, Strumicë-5, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçanë-3, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berovë-2, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-2, Resnjë-1 dhe Negotinë-6”,…

Lexo më Shumë

Dy sërfistë kanë ngelur 1 kilometër larg bregdetit të Semanit në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton se sërfistëve u janë çarë balonat dhe rrjedha po i çon drejt grykëderdhjes. Policia me mjete lundruese ka shkuar menjëherë  për t’i shpëtuar sërfistët që mbetën në det. Kështu kjo ngjarje përfundoi pa u shndërruar në tragjedi.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot shifrat e Covid 19 në 24 orët e fundit. Kështu nga 2309 testime ka 447 raste të reja infektimesh dhe 3 humbje jete. Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç. Po ashtu raportohet për 295 të shëruar. NJOFTIMI I PLOTE Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën asnjë moment dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19; vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale, kufizoni kontaktet me të tjerët. Situata e…

Lexo më Shumë

“Viti 2020 na ka vendosur në një situatë me të cilën askush prej nesh nuk e kishte menduar se do të përballej. Ishte pandemia ajo që na ndryshoi totalisht mënyrën e të jetuarit. Madje kjo ka ndikuar si në psikikën e qytetarëve ashtu edhe në xhepin e tyre. Por, çfarë mendojnë ata se ka qenë leksioni më i rëndësishëm që kemi marrë gjatë vitit 2020? A do të ia kishin hapur derën 2020 nëse përsëri do t’u kishte trokitur? Dhe çfarë presin ata për vitin 2021?” Të shohim se çfarë kanë thënë. “2020? Në 2020 kemi kaluar shumë keq. Dhe…

Lexo më Shumë

Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri që shpërtheu në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë. Në shuarjen e flakëve mbi pesë orë u përfshinë 61 zjarrfikës dhe 18 makina kundër zjarrit. Përveç zjarrfikësve nga Strumica, ndihmuan edhe zjarrfikësit nga Radovishi, Kavadari, Shtipi dhe Vallandova. Siç njoftojnë nga njësia zjarrfikëse Strumicë, shpërthimi i zjarrit u raportua nga shërbimi i rojës në këtë qendër tregtare. Fillimisht, zjarri ka shpërthyer në pjesën ku dërgohet malli për tu përhapur me një shpejtësi të madhe në pjesët tjera të qendrës tregtare. Kishim vështirësi, vështirësi për shkak të aparateve të vjetruara. Ato harxhohen shpejt, nuk i…

Lexo më Shumë