Dy sërfistë kanë ngelur 1 kilometër larg bregdetit të Semanit në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton se sërfistëve u janë çarë balonat dhe rrjedha po i çon drejt grykëderdhjes.
Policia me mjete lundruese ka shkuar menjëherë për t’i shpëtuar sërfistët që mbetën në det. Kështu kjo ngjarje përfundoi pa u shndërruar në tragjedi.



