Policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të kriminale, duke arrestuar pesë persona.
Sipas policisë dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim.
Ndërkohë gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.
Të arresstuarit:
Sidorel Moriseni., 32 vjeç, banues në Tiranë;
Alfred Kaja., 26 vjeç, banues në Kavajë;
Vitrin Hoxha., 20 vjeç, banues në Kavajë;
Vonis Poka., 31 vjeç, banues në Tiranë;
Franko Bobja., 21 vjeç, banues në Kavajë.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.
Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:
S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;
A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:
V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;
V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;
F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.
Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.
Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.



