Author: almakos

Dy vajza adoleshente janë zhdukur nga data 1 janar në Tiranë. Policia bën me dije se 16-vjeçaret shoqe me njëra-tjetrën nuk janë kthyer më në banesë që prej ditës së parë të Vitit të Ri kur dhe kanë qenë për herë të fundit në banesë Janë dy familjarë që kanë bërë kallëzimin dhe Policia tashmë po punon për gjetjen e tyre. Madje edhe Prokuroria është përfshirë tashmë në këtë çështje. Ndërkaq bëhet me dije se para se të largoheshin ato i kishin thënë familjarëve të tyre se do të ishin tek shtëpitë e njëra-tjetrës. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë Më datë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev shprehet kategorik kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij zgjedhjet do të përbënin tradhti ndaj qytetarëve, të cilët siç tha kanë vendosur për rrugën evropiane të vendit. Zaev porositi Mickoskin në vend se të kërkojë dorëheqjen e Qeverisë, të shoh oborrin e partisë së tij. Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë detyrim të pabazë për dorëheqjen e Qeverisë. Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje. Qeveria është e qëndrueshme, e mbështetur nga shumicë stabile në Kuvend. Mickoski le të shoh në oborrin e tij në Pallatin e Bardhë, le të mendohet dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë në rajonin e Gazi Babës kanë arrestuar një person të moshës 26 vjeçare nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një materie pluhur e dyshimtë, që supozohet të jetë drogë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate, njoftojnë nga policia.

Lexo më Shumë

Kater persona jane arrestuar ne Tirane per vepra te ndryshme penale. Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë. Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën 2 raste të tjera. Si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar gjithsejtë 19 perosna për shkak të komplikimeve me korona virusin. Gjithsejtë 374 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në Shkup.

Lexo më Shumë

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të pabaza janë kërkesat e opozitës për dorëheqje të Qeverisë. Nuk ka as nevojë e as logjikë për dorëheqje. Një veprim i tillë do të ishte tradhti ndaj atyre që mbështetën agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga një shumicë stabile parlamentare”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për MIA. “Besimi i shumicës së qytetarëve të cilët i dhanë politikave të kësaj qeverie për shkak të vendosmërisë që t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura, përfshi edhe këtë me Bullgarinë. Mickoski le të shohë oborrin e tij në pallatin…

Lexo më Shumë

Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Beratit. 31 është numri i rasteve të raportuara me Covid-19 në dy ditën e para të këtij viti. Burime brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se nga testimet e kryera në këtë institucion në dy ditët e para të Janarit rezultojnë 19 shtetas pozitivë, 13 në Berat dhe 6 në Urë-Vajgurore. Të njëjtat burime pohojnë se 14 raste i përkasin moshave të treta, pra 80% e këtyre rasteve janë pensionistë dhe pjesa tjetër të papunë. Mes këtyre rasteve është konfirmuar pozitive një mësuese…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesit është shuar zjarri që shpërtheu mbrëmë rreth orës 23;00 në Qendrën Tregtare “Global”, në Strumicë. Zjarri ka shkrumbuar më shumë se 10 dyqane, pjesën e brendshme ku është i vendosur tregu, gjithashtu është kapluar nga zjarri edhe një pjesë e super-marketit. Nga zjarri raportohet se është përfshirë edhe një pjesë e katit të tretë të kësaj Qendre Tregtare. Ndërkohë kreu i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski i cili që mbrëmë ka dal në vendngjarje ka deklaruar se dëmet materiale janë të mëdha , por për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe viktima…

Lexo më Shumë

Dita e diel do të nisë me mot të vranët e prej mesditës me intervale kthjellimesh kryesisht në qendër e lindje. Në zonën bregdetare dhe në veri mot përgjithësisht i vranët. Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar veçanërisht në bregdet. Pasdite, gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor por do të mbeten të pranishme në ekstremin verior. Në zonat malore reshje dëbore të dobëta, ndërsa në mbrëmje në alpe borë e dendur. Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore mesatare dhe e vrullshme…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanËeb’ se një automjet tip ‘Benz’ ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë. Për pasojë ka ndërruar jetë 24-vjeçari me inicialet D.D, i cili drejtonte mjetin, ndërsa pasagjeri, shtetasi me inicialet N.P., është transportuar në spitalin e Traumës ne Tiranë. NJOFTIMI I POLICISË Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull…

Lexo më Shumë

Pas orës 23:00 ka shpërthyer një zjarr në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë. Zjarri i madh ka kapluar tre dyqane në katin përdhes ndërkohë që është përhapur edhe në katin e parë, ndërkohë që zjarrfikësit kanë bërë përpjekje të mëdha derisa e kanë vënë nën kontrolle dhe nuk kanë lejuar që të përfshij edhe dyqanet tjera të kësaj qendre tregtare. Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka shpërthyer në ora 23:00 dhe menjëherë është përhapur. Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit nga i cili është shkaktuar dëm i madh material. Në vendngjarje janë forca të shumta policore, ndihmës së shpejtë…

Lexo më Shumë

Një adoleshent është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës pasi është konstatuar nga një patrullë policie i gjakosur. Raportohet se 15 -vjeçari, është goditur me kaçavidë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Lungomare. Burimet bëjnë të ditur se 15-vjeçari është gjetur përtokë, ku dyshohet se është goditur në afërsi të qafës, më pas ai është dërguar nga policia në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lexo më Shumë