Një adoleshent është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës pasi është konstatuar nga një patrullë policie i gjakosur.
Raportohet se 15 -vjeçari, është goditur me kaçavidë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Lungomare.
Burimet bëjnë të ditur se 15-vjeçari është gjetur përtokë, ku dyshohet se është goditur në afërsi të qafës, më pas ai është dërguar nga policia në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.



