Author: almakos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike është gjetur pa shenja jete në rrugë. Bëhet me dije se trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës. Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 137 gjoba, prej të cilave 80 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

Lexo më Shumë

Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës. Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç. Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri. Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar. “Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliq, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve. Qeveria e Federatës së Bosnje dhe…

Lexo më Shumë

Moti sot me diell, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërkohë që pasdite me vranësira të vogla. Gjatë natës vranësirat do të rriten dhe priten reshje të shiut, ndërsa në male dhe vendet më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Temperatura minimale do të sillet në interval prej minus 4 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 8 deri në 14 gradë Celsiusë.Në Shkup temperatura minimale do të ulet në minus 3 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrij deri në 11 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Krahas mbështetjes për strehim përmes programit të kredive të buta apo bonusit të qirave, Bashkia e Tiranës dhuron për çdo të porsalindur një shportë me nevojat bazë për muajt e parë dhe një libër prindërimi për çdo familje të re. Edhe këtë vit, kjo traditë e bukur nuk kishte se si të mungonte. Nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti ka qenë sot në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” për të dorëzuar shportat e bebes së Bashkisë Tiranë për banorët më të rinj të kryeqytetit. Fotot janë shpërndarë nga Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj, teksa thekson se Ajla e cila lindi sapo ora shënoi…

Lexo më Shumë

Në Ohër sot ndihet se ka turistë në qytet. Ata e shfrytëzuan ditën e bukur për të bërë një shëtitje. Gjatë natës së Vitit të Ri ishte qetë, si në Ohër ashtu edhe në Strugë. Qytetarët nuk festuan jashtë protokolleve të përcaktuara. “Edhe pse me shumë më pak turistë se vitin e kaluar, në ditën e parë të Vitit të Ri, akoma ka frekuentim në Ohër. Moti i mirë mbushi edhe shëtitoren e qytetit”. Disa pinin kafenë e tyre të parë në vitin e ri, të tjerët vendosën të shëtisin me barka nëpër liqen. Shumica e të anketuarve thanë se…

Lexo më Shumë

Fundi i pandemisë dhe kthimi i jetës normale janë dëshirat e vetme të gastronomëve në Vitin e Ri. Nëse këto dëshira plotësohen, sektori i gastronomisë sërish do rimëkëmbet. Ditën e parë të vitit të ri në një pjesë të Shkupit objektet gastronomike ishin bosh. Por në Çarshinë e Shkupit, shumë qytetarë vendosën motin e mirë ta shfrytëzojnë në ndonjërën nga kafenetë ose restorantet. Megithatë, për gastronomët kjo është larg praktikës që ishte në vitet e mëparshme. “Nuk kam asnjë pritje pas këtij viti. Do të jem i lumtur vetëm nëse kthehet jeta në normalitet, asgjë më shumë. T’ju them sinqerisht,…

Lexo më Shumë

Viti i ri 2021 filloi shkëlqyeshëm, natyrisht, për shkak të motit të bukur dhe të ngrohtë. Sipas pamjes së sheshit të qytetit, në kryeqytet, shumë qytetarë vendosën ta fillojnë vitin me një shëtitje. “Ne e pritëm në shtëpi pa ndonjë ceremoni të veçantë, sepse të tilla ishin rekomandimet e Qeverisë për të mbrojtur veten nga pandemia, dhe sepse kjo është mënyra më e këndshme për ne”. “Në shtëpi, vetëm, sepse fëmijët nuk janë këtu, si dhe për shëndetin. Është e qartë, pse. “ „Në shtëpi, bukur. Me familjen më të afërt dhe kështu me radhë”. Urimet dhe pritjet për vitin…

Lexo më Shumë

Ka reaguar sërish në lidhje me vaksinën ndaj koronavirusit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha shprehet se edhe me vaksinën, është e njëjta histori sii me dështimet e Ramës në 7 vjet. Ai shton se Rama vetëm premtoi përmirësime dhe rezultatet ishin katastrofike. Për Bashën, vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi përfundimtar i Ramës. Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në qendrat Covid janë pranuar 35 pacientë. Në spitalin “8 shtatori” për shkak të komplikimeve ndihmë mjekësore kanë kërkuar 14 persona, ndërsa në Klinikën Infektive 15 vetë. Të tjerët janë drejtuar në Klinikat e tjera në Spitalin Shtetëror. 348 persona të infektuar me KOVID-19 po trajtohen në spitale. Drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stefanoviq tha se numri i të shtruarve bë është ulur dukshëm dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në Klinikën Infektive po kurohen 122 pacientë , 100 prej tyre me pasqyrë të rëndë klinike, 12 në ventilim…

Lexo më Shumë

Pasi njoftoi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina, numri një i Qeverisë, Edi Rama ka thënë se në stadiumin Air Albania do të krijohen mjediset e përshtatshme për të nisur vaksinimin. Ai ka thënë se këto ambiente do të jenë të gatshme brenda disa ditësh. “Ka nisur puna. Sipas planit të jetësimit të fushatës së vaksinimit. Shqipëria Buzëqesh. Qendra e parë do të jetë e Tiranës në Air Albania Stadium. Gjithçka do jetë gati brenda pak ditësh për të pritur grupet përfituese.” “Vaksinimi nis me bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë, dhe moshat madhore” ka thënë Rama.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 35 pacientë , për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 348 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po kurohen në Repartet infektive në kryeqendër. Në 24 orët e fundit në Klinikat interne janë pranuar 5 pacientë derisa në Spitalin e qytetit 8 Shtatori janë pranuar 14 pacientë të tjerë. Derisa në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar 15 pacientë. Gjatë 24 orëve të kaluara pas shërimit të plotë në shtëpi janë lëshuar 35 pacientë.

Lexo më Shumë