Pasi njoftoi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina, numri një i Qeverisë, Edi Rama ka thënë se në stadiumin Air Albania do të krijohen mjediset e përshtatshme për të nisur vaksinimin.
Ai ka thënë se këto ambiente do të jenë të gatshme brenda disa ditësh.
“Ka nisur puna. Sipas planit të jetësimit të fushatës së vaksinimit. Shqipëria Buzëqesh. Qendra e parë do të jetë e Tiranës në Air Albania Stadium. Gjithçka do jetë gati brenda pak ditësh për të pritur grupet përfituese.”
“Vaksinimi nis me bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë, dhe moshat madhore” ka thënë Rama.



