Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike është gjetur pa shenja jete në rrugë. Bëhet me dije se trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.
Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.



