Author: almakos

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar nëpërmjet një postimi në “Twitter”, pjesërisht në shqip Vitin e Ri 2021. Me një mesazh optimizmi dhe shprese, ambasadorja e SHBA-ve, e cilëson 2021 një vit të ri më të dashur dhe plot mundësi. “Të dashur miq, Gëzuar Vitin e Ri – Gëzuar 2021! Le të presim një vit të ri që është më i dashur, më i lumtur dhe plot mundësi! ”, shkruan ambasadorja Yuri Kim. Ambasada amerikane gjithashtu dje në mbrëmje uroi me një mesazh.“Ndërsa 2020 po shkon drejt mbylljes, rikujtojmë arritjet që SHBA dhe Shqipëria kryen së bashku këtë…

Lexo më Shumë

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2021. Një nënë nga Ferizaj ka sjellë në jetë një vajzë me peshë 3 400 gramë dhe gjatësi 52 centimetra. U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë. Ai ka falënderuar stafin për punën e palodhshme. Kurse Igballe Gërbeshi, mjeke specialiste kujdestare, tha se gjatë vitit 2020 kanë lindur 8 700. Ajo ka sqaruar se 46 nëna kanë qenë të infektuara me Covid./Zëri

Lexo më Shumë

Tirana tronditet natën e ndërrimit të viteve. Një 34-vjeçar ka vrarë kunatin e tij. Nga sa bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në rrugën 5 Maji, ndërsa autori është arrestuar në flagrancë. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin,…

Lexo më Shumë

Dita e sotme do tw jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të qëndrueshëm. Por në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12°C. Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 662 testime për Kovid dhe prej tyre 536 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 741 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 15 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 400 825 testime dhe prej tyre 83 329 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 503. Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 19 379.

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2020. Veliu, në mesazhin e tij, shprehet se krimet gjatë 2020 njohën ulje, duke shtuar se gjatë 2021 policia do të punojë me përgjegjshmëri. Ai tha se qytetarët kanë shtuar besueshmërinë ndaj forcave të policisë. Mesazhi i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu: Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, në pragun e ndërrimit të viteve Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit, Një vit, çdo ditë përkushtim. Padyshim i vështirë, i pazakontë dhe i ngarkuar me…

Lexo më Shumë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Shkodër-Lezhë pranë zonës së njohur si kryqëzimi i Blinishtit. Burime bëjnë me dije se për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 589 raste të reja me koronavirus nga 2350 testime të kryera në total, dhe 7 viktima në 24 orët e fundit. Konkretisht nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit informon se ka sekuestruar kapsolle dhe fishekzjarrë, që ndodheshin në bagazhin e një makine, në Maminas. Sipas policisë, është proceduar penalisht një 59-vjeçar, për posedim të mjeteve piroteknike. Njoftimi i policisë: Durrës Policia e Durrësit kontrrolle të shtuara për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në Maminas,  72 pako fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre. Procedohet penalisht tregtuesi i tyre. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar mjekët e inferimierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” të cilët do të jenë në shërbim për mbrëmjen e ndërrimit të viteve duke trajtuar pacientët e infektuar me Covid-19. Manastirliu u shprehu atyre mirënjohjen për sakrificën dhe profesionalizmin në një vit të vështirë si ky që mbyllet sot. “Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë. E di që sot nuk do të jetë e mundur…

Lexo më Shumë

Ilir Meta, presidenti i Republikës përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një foto, ku paraqitet realizimi i Korridorit Jugor të Gazit. Meta shprehet se ky projekt është pjesë thelbësore e TAP, duke shtuar se vendosja  operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Postimi i presidentit Ilir Meta: Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit…

Lexo më Shumë