Qeveria në mbledhjen e djeshme ka hequr ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut për në Republikën e Maqedonisë së Veriut. – Advertisment – “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 36-të vendosi të heqë ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut për në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i vlefshëm deri në fund të vitit 2020, si dhe masën e detyrueshme për vetëizolimin e udhëtarëve që vijnë nga këto destinacionet brenda 14 ditëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.
Author: almakos
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, të cilat vende-vende në pjesët lindore përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima të rralla. Në zonat malore në pjesët perëndimore reshjet do të jenë të borës. – Advertisment – Temperatura maksimale do të jetë 15 gradë Celsiusë. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsiusë.
Një makinë e tipit Alfa Romeo ka marrë flakë, pas çka ka pasur disa shpërthime. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi 13” në Shkup, respektivisht përballë Qendrës Tregtare “Ramstor”, transmeton Alsat. – Advertisment – Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht nuk ka viktima ose të plagosur. Ekipet e zjarrfikësve tashmë kanë arritur të lokalizojnë plotësisht zjarrin. Jozyrtarisht, dyshohet se makina që po shfrytëzohej si taksi ka pasur probleme me sistemit e gazit.
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij. Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë për Express se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në një vend jashtë banesës, ku kanë jetuar. Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka vrarë bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje. Kjo familje kishte ardhur nga…
Kandidati për kryeministër i propozuar nga PDK-ja, Enver Hoxhaj tha sot për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se nëse ai zgjidhet në krye të shtetit të Kosovës, do të krijojë një ‘momentum’ të ri diplomatik për Kosovën. Ai theksoi se ky momentum do të sillte dhe një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë në mes të vitit. “Duhet të shpërthejmë izolimin ndërkombëtar. Ne do të kemi një qartësim të saktë se çfarë duhet të bëjë Kosova në 2021-in. Me ardhjen e Biden do kemi një raport më të thellë, do të jetë iniciativë e imja që të krijoj një ‘momentum’…
Nuk ka dyshime, trupat e copëtuar dhe të gjetur brenda katër valixheve në Sollicciano janë të çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, përkatësisht 54 dhe 52 vjeç në periudhën e vrasjes në vitin 2015. Konfirmimi u bë në bazë të analizave gjenetike të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të spitalit Careggi, i cili mori gjithashtu edhe mostrat nga dy vajzat e çiftit. Për vrasjen mizore të çiftit është akuzuar zyrtarisht, Elona Kalesha, 36 vjeçe nga Durrësi, ish-e dashura e djalit të tyre, Taulantit, i cili në atë kohë ndodhej në burg. Mediat italiane hedhin dyshime se në krim…
Për një vit plot shpresë e mbarësi. Kwshtu ka uruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shqiptarët Përmes një videomesazhi në “Facebook’, Kryemadhi theksoi se 2020-ta ka qenë një luftë për të gjithë shqiptarët, ndërsa shtoi se ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Mes të tjerash kryetarja e LSI-së theksoi se një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni. MESAZHI I KRYEMADHITPërshëndetje të gjithëve! 2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë.…
Është konfirmuar zyrtarisht se katër personat që dyshohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë, në Gjilan të Kosovës, janë anëtarë të një familje. Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu. Kadriu ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik. Të gjitha ekipet e policisë janë në vend të ngjarjes, shkruan Noa. Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për një emigrant dhe familja e tij, të cilët kishin ardhur nga Zvicra për të festuar festat e fundvitit. Dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 366 testime për Kovid dhe prej tyre 493 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 15 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 827 94 testime dhe prej tyre 60 706 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 488. Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 19 600. – Advertisment –
Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri. Përmes një videomesazhi kreu i qeverisë shqiptare teksa kujtoi sfidat e mëdha që po kalon vendi ynë, siç është tërmeti apo dhe pandemia, uroi shqiptarët për një të ardhme më të mirë. “Të gjithë mendojnë se bëjnë punë të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj, është më e vështira. Unë punoj shumë. Problemet që duhen të zgjidhen shumë janë të panumërta. Lërë pastaj ‘bum’ tërmeti, bamp covid-i. Çfarë sfidash! Puna më e vështirë është e atyre që duhen të vrapojnë për të…
Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, do të zhvendoset në objekt të ri, që ditëve të fundit e bleu ekzekutivi. Bashkë me këtë dikaster, në objektin e ri që gjendet pranë Ministrisë së Jashtme dhe Filarmonisë, do të zhvendosen edhe Agjencia për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve, Inspektorati shtetëror për përdorim të gjuhëve, Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive, Drejtoria për afirmimin e kulturës së pjesëtarëve të bashkësive, Drejtoria për zhvillimin e arsimit dhe gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Ansambli Kombëtar shqiptar. Nga Qeveria thonë se objekti i ri ka…
Vaksina kunër koronavirusit mund të arrijë para muajit mars. Ky optimizëm vjen nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili nuk saktësoi se kur mund të fillojë imunizimi dhe me çfarë doza. Vaksinat e para që priten në janar do të vijnë nga Bullgaria, Greqia, Polonia dhe Austria. Filipçe thotë se ka tre mënyra si të arrihet deri te vaksina. Përveç atyre që janë porositur, donacioneve ose rishitjeve, ka edhe negociata të drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave. Kur janë ata në pyetje, paratë nuk janë problem. – Advertisment – Nuk ka çmim që Qeveria nuk është në gjendje ta paguajë…

