Author: almakos

Përderisa vinë urime nga të gjitha anët, më meritorët që ne i dëgjojmë sot këto urime duke qenë në jetë, janë i gjithë personeli mjekësor dhe sistemi shëndetësor i vendit. Përkundër, sakrificës së dhënë për të shëruar popullsinë nga virusi korona, ata kanë vetëm një lutje. Kërkojnë nga qytetarët që të respektohen masat gjatë festimeve për të mos shkaktuar një valë të re të pandemisë gjatë muajit janar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në urimin e Vitit të Ri, dha shpresë që vaksina do të na çlirojë përfundimisht nga pandemia e CoVid-19.  Po hyjmë në vitin e ri më të…

Lexo më Shumë

Në Kosovë u raportuan të enjten 184 raste të reja me koronavirus nga testimi i 1,184 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, tre pacientë me koronavirus kanë humbur jetën. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë, thuhet në njoftim. Me të fundit numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 1,335. Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 51,328 raste pozitive me koronavirus. Të shëruar janë 41,407 pacientë – prej tyre 420 në 24 orët e fundit. Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 8,586./ Rel

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit 8 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, si dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër. Mes tyre, ra në pranga shtetasi me inicialet I. A., 56 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar një shtetase 53-vjeçare. Ndërsa dy burra të tjerë u arrestuan pas denoncimit të grave të tyre për dhunë. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll., 64 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cerova”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike…

Lexo më Shumë

Viti që po lëmë pas do të mbet gjatë në kujtimet e njerëzve. Ishte përplot vështirësi dhe krizë ekonomike për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Kështu vlerësojnë qytetarët që anketuam në ditën e fundit të vitit 2020 duke shpresuar që një vit I tillë mos të përsëritet kurrë. “ Jo I kënaqur, nuk është vit I kënaqshëm në përgjithësi. Ndoshta, nëse I sjellin ato vaksinat që I planifikojnë, ndoshta ndryshon diçka. Edhe ekonomia të ndryshoj diçka, nëqoftëse vazhdon kështu, mjerër popullata”. “Viti 2020 mos të përsëritet kurrë, të kalojë në harresë dhe mos të përsëritet kurrë, këtë…

Lexo më Shumë

Sot në orët e paradites një 64 vjeçar nga fshati Gajre i Tetovës ka humbur jetën. Rasti tragjik ka ndodhur gjatë shembjes së një murrë të oborrit të shtëpisë së tij. Rasti konfirmohet nga SPB-Tetovë, sipas tyre personi në fjalë ka qenë duke punuar rreth murit. Në moment shembet murri i gjere rreth një metër dhe i merr jetën. Ekipet e prokurorisë dhe te mjekësisë ligjore vetëm se kanë konstatuar vdekjen e 64 vjeçarit Hetimet vazhdojnë edhe më tej në vendin e ngjarjes në fshatin Gajre të Tetovës.

Lexo më Shumë

59-vjeçari Përparim Ademi (Tela), i cili vrau paraditen e sotme dy motrat në zonën e Astirit në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. Përparim Ademi, u arrestua nga efektivët e policisë, pak orë pasi vrau në banesë dy motrat, Kristina Bardhi e Zhaneta Metani. Vijon…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën, por jo vetëm, kur një 59-vjeçar vrau dy motrat. Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dy motrat që u mbetën viktimat të krimit makabër. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi është shpallur në kërkim. Mësohet se Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt i çastit mes tyre ka çuar në një fund tragjik. Dyshohet se 59-vjeçari ka qëlluar me armë ndaj dy motrave duke i lënë të vdekura në vend.

Lexo më Shumë

“Viti 2020 ishte një nga vitet më të vështira të pavarësisë maqedonase. E kaluam në tension të vazhdueshëm midis frikës dhe shpresës. Kishim frikë për shëndetin dhe jetën tonë. Ishim të shqetësuar edhe për ekonominë, për vendet e punës, shumë plane personale dhe profesionale janë shtyrë. Por, më tragjikja nga gjithçka, kanë humbur shumë jetë njerëzore”, tha Pendarovski në urimin e tij me rastin e festave të fundviti. “Pandemi dëshmoi se jemi të lëndueshëm si njerëz. Njëkohësisht zbuloi edhe shumë dobësi sistematike që janë burim i pabarazisë dhe padrejtësisë sociale. Nuk është ngushëllim që këto dobësi u dëshmuan edhe në…

Lexo më Shumë

Tronditet kryeqyteti. Vriten me automatik dy motra në zonën e “Astirit”. Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M. Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (30/31.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 506 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse, si preventivë për parandalimin përhapjes së Kovid-19. – Advertisment – Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Dyshohet se djali ka vrarë nënën në shtëpinë e tyre, pranë Astirit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit  në rrugën ‘Bajram Dushi’, ku paraprakisht dyshohet se djali Përparim Tela, shtetas maqedonas  ka vrarë nënën e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me plagosjen që ka trondiur kryeqytetin.

Lexo më Shumë

Në vitin 2021, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Prej gjithsej 11 ditë jo-pune për të gjithë qytetarët, pesë shoqërohen me fundjavën, ndryshe nga ky vit, kur kishte gjashtë fundjava të zgjatura. – Advertisment – Fundjava e parë e zgjatur për të gjithë qytetarët do të jetë gjatë festave të Vitit të Ri, kur dita jo-pune është 1 janari, e premtja. Dita e dytë jo-pune që bashkohet me fundjavën është 3 maji, dita e dytë e festës krishtere – Pashkët. Do të ketë fundjavë të zgjatur për 24 maj – Dita e…

Lexo më Shumë