Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën, por jo vetëm, kur një 59-vjeçar vrau dy motrat.
Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dy motrat që u mbetën viktimat të krimit makabër. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi është shpallur në kërkim.
Mësohet se Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt i çastit mes tyre ka çuar në një fund tragjik. Dyshohet se 59-vjeçari ka qëlluar me armë ndaj dy motrave duke i lënë të vdekura në vend.



