Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Shkodër-Lezhë pranë zonës së njohur si kryqëzimi i Blinishtit.
Burime bëjnë me dije se për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



